Zëvendësministrja e Integrimeve Evropiane, Anila Statovci, në një intervistë për lajmi.net ka treguar për kilometrin e fundit që e ka Kosova në liberalizimin e vizave. Ajo ka komentuar deklaratat e komisionerit Johannes Hahn dhe shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova. Statovci ka thënë se nga 95 kritere që ishin, 93 janë plotësuar, ndërsa kanë mbetur edhe dy.
Ministria e Integrimeve Evropiane ka qenë pa prezencë politike vetëm për më pak se një muaj. Gjatë kësaj kohe përkujdesjen politike e ka marrë zëvendëskryeministri Kuçi.
Statovci është emëruar në postin e zëvendësministres me vendim formal nga data 7 nëntor.
“Mesazhi i Komisionarit Hahn ka qenë shumë i qartë dhe nuk ka vend për interpretime. Natyrisht se Kosova është ne kilometrin e fundit te rrugëtimit për liberalizimin e vizave. Gjersa duhet të punojmë mjaft shumë për procesin e implementimit te MSA, liberalizimit te vizave për shtetasit Kosovare i dalin përpara vetëm dy kriteret tani me te njohura nga te gjithë në shtet, janë këta ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi si dhe Luftimi efektiv i Korrupsionit. Prej 95 kritereve qe është dashur te përmbushen për të fituar liberalizimin e vizave, Kosova ka përmbushur 93 prej tyre dhe këto dy kriteret e mbetura janë pra ai kilometri u fundit i kësaj maratone”, tha Statovci.
Statovci ka folur edhe rreth deklaratës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, se Demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave.
“Deklaratat e ambasadores Apostolova, shefes se zyrës se BE gjithsesi janë në të njëjtën vijë dhe frymë sikurse edhe ato të Komisionarit Hahn. Përderisa mbeten peng këto dy kritere të pambushura, pra për shkak të pengesave trafiku është ndalur në këtë kilometrin e fundit, mendoj se gjasat reale janë që nuk do të arrihet mënjanimi i këtyre pengesave për këtë një muaj e gjysmë sa ka mbetur deri në fund të vitit kalendarik. Megjithatë, mbes me një shpresë, po ashtu shumë reale, se me punë të përbashkët të të gjithë akterëve do të arrijmë që gjatë vitit të ardhshëm tejkalojmë këtë nyje dhe ta arrijmë liberalizimin e vizave. E mirë për të gjithë do të ishte që mos të lidhemi për data formale por që me punë, dhe për këtë janë të nevojshme që të gjithë, të eliminojmë pengesat në rrugë njërën pas tjetrës. Nuk ka vend për zhgënjim. Kemi përkrahjen e plotë të BE-së për këtë”, tha ajo. /lajmi.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri