Këshilli i Investitorëve të Evropës (EIC) zgjodhi Bordin e ri të Drejtorëve në mbledhjen e tretë të asamblesë së përgjithshme të mbajtur dje në Prishtinë. Bordi i ri nëntë anëtarësh do të kryesohet nga Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i IPKO-s, për dy vitet e ardhshme. Zëvendëskryetar do të jetë Ilir Aliu, drejtor ekzekutiv i ProCredit Bank, Albert Lumezi, drejtor ekzekutiv i NLB Banka, do të jetë në krye të Thesarit, ndërsa Paul Garins, drejtor ekzekutiv i Jetoil, është sekretari i ri i përgjithshëm.
Kuvendi gjithashtu rizgjodhi Nataliya Apostolovan, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe Elena Petrovska, Shefja e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, si anëtarë nderi të Bordit.
Këshilli i Investitorëve Evropian aktualisht përbëhet nga 22 investitorë evropian, duke u ofruar punësim direkt më shume se 5000 personave dhe 3000 personave të tjerë indirekt. Qarkullimi aktual i anëtarëve të EIC është 500 milionë euro, me investime në Kosovë të cilat deri më tani arrijnë shumën e 1 miliard eurove.
Duke folur në këtë rast, Apostolova falënderoi ish-kryetarin dhe Bordin e Drejtorëve për punën e tyre dhe kontributin për Agjendën për Reforma Evropiane, e cila u lansua javën e kaluar nga Komisioneri Hahn dhe kryeministri Mustafa.
“Bizneset në Kosovë përballen me mungesë të sundimit të ligjit, ekonomi joformale, mosfunksionim të gjyqësorit, vendime ad-hoc të qeverisë, mungesë të furnizimit me energji dhe me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Në të njëjtën kohë, mungesa e perspektivave ekonomike shkakton paqëndrueshmëri politike, migrim, radikalizëm dhe ndarje etnike. Ideja e themelimit të EIC ishte krijimi i një organi advokimi i cili do të hynte në dialog konstruktiv me qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të cilat pengojnë investimet e BE-së në Kosovë, duke çuar në krijimin e më shumë vendeve të punës për njerëzit e Kosovës”, theksoi Apostolova.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetjen e plotë për punën e Këshillit Evropian të Investitorëve dhe për bashkëpunimin në të ardhmen, veçanërisht për punën e bërë në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.
“Përmes grupeve punuese të krijuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, qeveria së shpejti do të nisë një proces të ri të reformave ekonomike të hapura për të gjitha bizneset, duke përfshirë EIC, puna e të cilit në Kosovë është vlerësuar në masë të madhe”, tha ministrja Bajrami.
Kryetari i sapozgjedhur i Bordit të EIC, Rober Erzin, u shpreh se është mirënjohës dhe i nderuar për marrjen e pozitës së re.
“Shpresoj se ne do të forcojmë Këshillin e Investitorëve Evropian si partner aktiv dhe të besueshëm i cili dijë si t’i qaset problemeve por po ashtu të ofrojë zgjidhje për një mjedis të përmirësuar të biznesit në Kosovë”.
Pjesëmarrësit po ashtu u përshëndetën nga Petrovska dhe kryetari i parë i Bordit, Emmanuel Mitsou. Asambleja e EIC falënderoi Mitsou për avancimin e dukshëm të marrëdhënieve mes partnerëve të Kosovës dhe BE-së.
Këshilli i Investitorëve të Evropës (EIC) është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2014. EIC u krijua për t’i dhënë zë investitorëve evropian me qëllim të zhdukjes së mangësive sistematike të mjedisit të biznesit dhe rritjes së investimeve të huaja direkte.
Kjo nga ana tjetër do të realizonte potencialin e Kosovës duke krijuar konkurrencë dhe kapacitet për qytetarët dhe bizneset dhe duke krijuar më shumë vende pune për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles