LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i thotë “Jo” koalicionit me AAK-në e Nismën

Pacolli i thotë “Jo” koalicionit me AAK-në e Nismën

Liderët e bllokut opozitar AAK- Nisma, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ditë më parë patën deklaruar se do ta mirëprisnin AKR-në, në koalicionin e tyre.

Madje sot në media u raportua se liderët e tri subjekteve janë takuar dhe se kanë arritur pajtueshmëri që koalicionit opozitar parazgjedhor AAK- Nisma t’i bashkohet edhe AKR-ja.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar vetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.


“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Pacolli. Ndërkaq i pyetur se në rast se do të ju vinte ndonjë ftesë për t’iu bashkuar AAK-së e Nismës, Pacolli u shpreh “do ta studiojmë se çfarë është ajo”.

Në anën tjetër sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se koalicioni AAK- Nisma nuk është koalicion i mbyllur.

“Në parim që nga arritja e marrëveshjes mes AAK-së dhe Nismës për koalicion parazgjedhor, kemi deklaruar se ky nuk është një koalicion i mbyllur dhe se jemi të hapur për të biseduar edhe me forca tjera politike, personalitete të jetës publike dhe nga shoqëria civile të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në ndërtimin e boshtit opozitar që për synim do të ketë fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori