Një nga gazetarët më të famshëm në botë, Bob Woodward, ka hapur “Kutinë e Pandorës” në lidhje me sekretet që do të mësojë Donald Trump kur të marrë presidencën.
Woodward shpjegon me saktësi se cila do të jetë përmbajtja e informacioneve për sigurinë kombëtare që presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë në dorëzim para se të bëjë betimin.
Një nga fazat më të rëndësishme të tranzicionit përfshin informimin e shpejt për aftësitë e shërbimit inteligjent, operacionet sekrete si dhe për fuqitë e jashtëzakonshme që do të ketë në dorë në momentin që do të jetë kreu i shtetit në detyrë.
Informacioni i parë, data e dorëzimit të së cilit mbetet sekret, do të ketë të bëjë me burimet dhe metodat, teknikat dhe personelin e shërbimit të inteligjencës, të cilët furnizojnë dhe bazën për të ndërmarrë sulme me dronë dhe operacione të fshehta.
Nëse do të dëshironte, Tramp mund të njohë emrat e dhjetëra agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit, apo dhe të dhënat e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare.
Tramp do të informohet dhe për faktin se në momentin që do të ulet në Shtëpinë e Bardhë, çdo kërkesë e tij ndaj Shërbimit të inteligjencës do të plotësohet menjëherë.
Informacioni i dytë ka të bëjë me operacionet e fshehta të CIA-s për të ndryshuar rrjedhshmërinë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë e dukshme.
Për momentin ka dhjetëra operacione të tilla, disa prej tyre lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me viktima – në disa vende të ndryshme.
Operacione të tjera janë më specifike dhe mbështesin përpjekjet e klandestinëve për të ndaluar genocidet, apo dhe të financojnë rebelët apo partitë e opozitës në vende të tjera.
Tramp mund të vendosë të konfirmojë operacionet në zhvillim apo të urdhërojë të tjera, por fillimisht duhet të informojë Komitetin e Shërbimit të inteligjencës në Kongres dhe Senat.
Po në këtë fazë presidenti i zgjedhur do të informohet edhe për aktivitetet e hakerimit të vendeve të treta dhe programet e antiterrorizmit të drejtuar nga FBI dhe ministria e brendshme.
Një fazë e tretë sipas Woodward do të jetë ajo e kodeve bërthamore, të vendosura në një valixhe e quajtur “futbolli”, e cila në çdo moment është në dorën e asistentit ushtarak të presidentit.
Kodet janë programuar në mënyrë të tillë që vetëm kreu i shtetit të jetë në gjende të nisë një sulm bërthamor. Kodet shoqërohen nga një libër prej 75 faqesh, i njohur si “libri i zi” dhe përmban plane emergjente për përdorimin e armëve bërthamore kundër vendeve armike si për shembull Rusia apo Kina.
Dy zyrtarë të lartë, kanë thënë për Woodward, se presidenti mund të zgjedhë plane për sulm në tre kategori: me objektiva ushtarakë, ekonomikë apo politikë. Në këto plane është bërë dhe një llogaritje për numrin e mundshëm të viktimave që do të shkaktonte secili nga këto sulme. Disa mund të shkaktojnë me miliona viktima, madje deri në 100 milionë, transmeton tvklan.
Zyrtarët tregojnë se vënia në dijeni me këto plane është një emocion shkatërrues, pasi sistemi për urdhrin e një sulmi është projektuar për një vendimmarrje të shpejtë.
Një presidenti mund t’i duhet të vendosë i vetëm, brenda pak minutash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit – a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?