LAJMI I FUNDIT:

Rrethohet nga peshkaqenët teksa lundronte, shikoni çfarë ndodh më pas (Video)

Rrethohet nga peshkaqenët teksa lundronte, shikoni çfarë ndodh më pas (Video)

Max Miranov, një rus i apasionuar pas sporteve ujore, i cili jeton në Kaliforni, ka publikuar në rrjetet sociale një video që ka tërhequr mjaft vëmendje.

Në të, ai shihet duke lundruar me kajaken e tij, ndërsa ndiqet nga një tufë e madhe peshqish. Por, problemi qëndron se pak çaste më pas, peshqit tërheqin edhe disa peshkaqenë.


Miranov e ka shoqëruar videon me komentin se, ai ishte zhytur aty, jo shumë çaste më parë, dhe nuk kishte vënë re asnjë peshkaqen.

Ndërkohë, në video ai shihet teksa përpiqet t’i frikësojë ata, duke i goditur me lopatë, por peshkaqenët nuk largohen, transmeton tema.

Video e Miranov ka nxehur shumë prej komentuesve online, të cilët thonë se peshkaqenët nuk ishin aspak të interesuar për të në fillim, ndërsa veprimet e tij, vetëm sa i kanë acaruar ata.