LAJMI I FUNDIT:

Shantazh për hashashin, adoleshentët gjobitën djalin e ish-deputetit

Shantazh për hashashin, adoleshentët gjobitën djalin e ish-deputetit

“Kemi foto të tuat ku dukesh duke pirë drogë, nëse nuk na jep 2.500 euro do t’i tregojmë babait tënd”.

Me këtë mesazh dhe kërcënime të tjera përmes Facebook-ut, 4 adoleshentë i kanë vendosur gjobë bashkëmoshatarit të tyre, i cili, i ndodhur nën presion u ka dhënë atyre 26 mijë euro në total.

Prokuroria thotë se nga hetimet rezulton se nga muaji janar i këtij viti deri në prill adoleshentët i kanë vendosur 12 gjoba një 17-vjeçari, i cili është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ibrahim Bruka.


Dy prej tyre, Rogers Ademaj dhe Luan Lama, ndodhen në paraburgim, ndërkohë që dy të tjerët, Ilir Shehu dhe Fatmir Gjeta janë të shpallur në kërkim policor.

Nën gjykim është edhe Shkëlqim Spahiu, i cili sipas prokurorisë ka pasur dijeni për kërcënimet ndaj adoleshentit, por nuk ka kallëzuar pranë autoriteteve.

Të pandehurit e kërcënonin 17-vjeçarin se do t’i njoftonin familjen e për këtë ai ka marrë fshehtas në të gjitha episodet nga 2.500 deri në 5 mijë euro, derisa në rastin e fundit është dorëzuar dhe ka njoftuar familjen për situatën, çka ka sjellë edhe zbulimin e gjobëvënësve.

Prej dy vitesh vërehet një trend në rritje i gjobëvënieve përmes rrjeteve sociale, veçanërisht tek të rinj e të mitur, më i rëndi i të cilëve ishte ai i gjobëvënies për bullizëm, ose disa të mitur që kërcënonin një vajzë nga Elbasani se do ta shanin në klasë nëse ajo nuk iu sillte lekë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori