Ekonomia kineze ka treguar sinjale të tjera stabiliteti gjatë muajit tetor, por zhgënjimi i shitjeve me pakicë vijon të shqetësojë ndërkohë që zgjedhja e Donald Trump nxin edhe më shumë parashikimet për ekonominë.
Trump ka shpallur Kinën si armike kryesore të Shteteve të Bashkuara sa i përket tregtisë. Madje Trump ka kërkuar edhe bashkëpunimin e vendeve të tjera aziatike për të luftuar një armik të tillë. Indikatorët e fundit flasin për një ngadalësim të mundshëm të ekonomisë gjatë muajve në vijim.
Pavarësisht kësaj, ekonomistët theksojnë se, të dhënat e fundit flasin për një vijimësi të rimëkëmbjes ekonomike edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit. Ekspertët nënvizojnë se, rritja do të vijojë përgjatë tremujorit të katërt dhe tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Dy elementët më shqetësues janë ngadalësimi i kreditimit dhe aktiviteti i dobët i sektorit imobiliar.
Një tjetër problem është edhe borxhi i lartë, në 250% të GDP-së, nga 150% që ishte në vitin 2006. Një rritje e këtyre përmasave ka rezultuar në kolaps financiare në vende të tjera të globit. Investimet ndërkohë u rritën me 8.3% gjatë 10 muajve të parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lehtë mbi pritshmëritë e tregjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare