LAJMI I FUNDIT:

Nuk kishte takim, marrëveshja për telekomunikacionin është arritur me e-maila!

Nuk kishte takim, marrëveshja për telekomunikacionin është arritur me e-maila!

Pas shumë takimeve, bisedave formale dhe joformale, Prishtina dhe Beogradi përfundimisht janë pajtuar dhe kanë arritur marrëveshje për telekomunikacionin.

Ky është lajm i mirë, marrë parasysh faktin se telekomunikacioni ka qenë njëra nga arsyet që dialogu ishte bllokuar.

Sipas mediave serbe, “BE-ja ka pasur dëshirë të madhe që të shoh përparim në dialog, dhe për këtë e ka shtyrë këtë temë dhe ka insistuar në arritjen e marrëveshjes”, transmeton lajmi.net.


“Takimet e fundit nuk janë mbajtur në Bruksel, por më shumë kontaktet janë realizuar përmes postes elektronike dhe telefonit. Kështu që janë përafruar qëndrimet deri te arritja e marrëveshjes. Ky intensitet i dialogut ka ndodhur në dy-tre ditët e fundit”, thonë burime të gazetës beogradase “Blic”.

Marrëveshja, praktikisht është arritur përmes e-mailave (postes elektronike).

Me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar të telefoninë +383, derisa Serbia do ta ruaj pasurinë e telekomit të saj në Kosovë përmes një kompanie të re që do të themelohet në Kosovë sipas ligjeve dhe procedurave të Republikës së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori