LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është “Superhëna”?

Çfarë është “Superhëna”?

Sipas NASA, e ashtuquajtura “Superhëna”, do të jetë hëna e plotë më e afërt në Tokë që nga viti 1948, e herën tjetër do të ndodhë më 2034.

Hëna do të jetë aq e madhe dhe e dukshme, saqë pothuajse prek malet dhe shihet më detajisht, transmeton lajmi.net.


Sipas agjencisë hapësinore, hëna në atë moment do të jetë aq e madhe sa do të pasqyrojë deri në 30 për qind më shumë dritë në Tokë sesa kur është në pikën e orbitës.

Randy Attwood i Royal Astronomical Society, thekson se termi “Superhënë” nuk është shpikur nga astronomët por nga media për të përshkruar hënën më të afërt në qiell, por është fenomen që ndodh në pothuajse çdo 70 vjet.

William Barker, profesor i gjuhës angleze, ka treguar se “Superhëna” do të shihet më shumë në vende rurale, larg ndotjeve dhe dritave të mëdha.

“Në ato vende hëna do të jetë më e pranishme, do të duket si diçka misterioze por e mrekullueshme”, tha ai.

Në kohën kur të ndodhë “Superhëna”, hendeku midis Tokës dhe Hënës do të mbyllet me pikën e saj më të shkurtër në një distancë prej 356.510km.

Hëna do të jetë shumë e ndritshme, sa më afër të jetë hëna do të duket portokalli në të kuqe, sa më larg të jetë ajo do të kthehet në të bardhë.