Cigdem Akyol
“Të jesh gazetar në Suedi apo në Finlandë nuk ka ndonjë domethënie”, është shprehur ish-kryeredaktori i gazetës “Cumhuriyet”, Can Dündar, në një intervistë. “Por kjo ka domethënie në Turqi. Në kohë normale kushdo mund të bëjë gazetari. Tani ka ardhur koha për gazetarët e vërtetë, për të treguar, se ç’mund të bëjnë ata”.
Kjo është një deklaratë, që mund ta konfirmojë çdo raportues. Sepse ndërkohë që gjatë protestave në parkun Gezi ne edhe kishim ngjarje shpresëdhënëse për të raportuar, sot ne jemi kthyer thjeshtë në raportues krize, e cila është rëndom temë e kronikave.
Pas protestave në Gezi ne raportonim për një aferë gjigante korrupsioni, luftën mes Erdoganit dhe ish-shokut të tij të idealit e sot armikun kryesor të tij Fethullah Gulen. Ne po përjetojmë sot një valë të vazhdueshme terrori prej xhihadistëve të pandehur të Shtetit Islamik (IS) dhe Partisë Punëtore Kurde (PKK), fundin e procesit të paqes mes Ankarasë dhe kurdëve, si dhe arrestimin e deputetëve të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne përjetojmë një tentativë për puç e pas saj një “valë spastrimesh” që ende s’ka marrë fund. Në asnjë vend tjetër perëndimor nuk ka kaq shumë gazetarë në burg sa në Turqi. Pothuajse çdo ditë arrestohen kolegët turq, burgosen, e redaksitë mbyllen.
Kush punon si gazetar në Turqi, ka një shoqëruese të përhershme: Qeverinë. Sepse kjo regjistron me kujdes, se çfarë bëjnë korrespondentët e huaj. Gjithçka e tyre lexohet, vrojtohet, dëgjohet. Kur Erdogani erdhi më 2003 si kryeministër, Turqia në listën e lirisë së shtypit të “Reporterëve pa Kufij” klasifikohej në vendin e 116 nga 180 shtete. Ndërkohë ajo ka rënë në vendin 151. 774 gazetarë janë pushuar nga puna vetëm në vitin 2015 sipas të dhënave të partisë socialdemokratë në opozitë CHP, sepse ata kanë pasur pikëpamje të padëshiruara. Si pasojë e tentativës së dështuar për puç më 15 korrik represioni shtetëror u intensifikua edhe më shumë. Më shumë se 140 gazetarë kritikë janë arrestuar. Reporterët pa Kufij e klasifikuan për herë të parë tani Erdoganin si “armik i lirisë së shtypit”.
Qeveritarët kërkojnë me qëllim të caktuar të vendosin se kush lejohet dhe kush nuk lejohet të raportojë. Edhe korrespondentët e huaj po vihen gjithnjë e më shumë nën presion. Shpesh atyre u ndalohet udhëtimi në Turqi, u krijohen vështirësi ose nuk u jepet karta e gazetarit nga zyra turke e shtypit. Kush nuk e posedon këtë kartë, automatikisht nuk ka të drejtë të punojë dhe nuk merr leje qendrimi, pra detyrimisht duhet të largohet nga vendi.
Kritika nga bota e jashtme nuk i intereson kreut të shtetit turk. “Mua nuk më bëhet vonë nëse më quajnë diktator apo diçka tjetër – kjo nga një vesh më hyn e nga një vesh më del”, tha së fundi Erdogani. Kësisoj rritet autoritarizmi, Erdogani ia ka dalë që ta kthejë Turqinë në një vend të frikës. Fëmijët kanë frikë, se mund të përfundojnë në burg nëse postojnë ndonjë gjë kritike ndaj Erdoganit në facebook. Turqia nën Erdoganin është kthyer në një vend, në të cilin librat kritikë ndalohen nëpër librari. Njerëzve u duhet të llogarisin, se pranë tyre hidhet në erë një terrorist i IS-it dhe qeveria shpall vetëm masa pa efekt. Një studim i Global Peace Index i vitit 2015 lidhur me vendet më paqësore në botë e rendit Turqinë në vendin e 135 nga 162 vende gjithsej.
Elektorati i përhershëm i tij, as që marrin vesh për artikujt kritikë, sepse Erdogani ka nën kontroll shumicën e mediave dhe sepse atyre u pëlqen retorika për identifikimin e armikut. Ata duan të jenë pjesë e sistemit hiper të centralizuar të Erdoganit, institucionet e të cilit ndërkohë janë zaptuar deri në kapilarë me njerëzit e tij. Madje ata e brohorasin atë, kur ai vazhdimisht shtypin e huaj e denoncon si “agjentë” e “spiunë”.
“Prej ditësh ju prodhoni lajme të rreme“, fyente Erdogani gazetarët në qershor 2013 para mijëra simpatizanëtve në Stamboll. Më tej ai theksonte: „Ju i keni treguar botës një Turqi tjetër, por ju keni mbetur vetëm me gënjeshtrat tuaja. Ky komb nuk është kombi, që i keni prezantuar ju botës.” Si gjithmonë në të tilla manifestime njerëzit e brohorisnin atë, madje u bënë thirrje “na lini t’i bëjmë copë ata”.
Ndërkohë, Turqia ka arritur deri aty: sa shumë gazetarë janë “bërë copë” prej pushimeve nga puna, arrestimeve, kërcënimeve. Ka ardhur një kohë, në të cilën vërtetë është e rëndësishme të punosh si gazetar. Vetëm se ndërkohë nuk është e lehtë, që nga Turqia të raportosh për ngjarje shpresëdhënëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk