Ngadalë të gjithë udhëheqësit botërorë po pajtohen me faktin që do t’u duhet të bashkëpunojnë me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në katër vitet e ardhshme dhe kanë nisur ta urojnë atë për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Vladimir Putin ishte ndër të parët që e bëri, duke shtuar se shpresonte që me Presidentin e ri dialogu t’i shërbente të dy vendeve.
Më pas edhe Francois Hollande dhe Theresa May. Presidenti francez dhe kryeministrja britanike, që gjatë fushatës qortuan retorikën e Trump, u mjaftuan me një urim “të thatë” për fitoren e tij.
Më e kujdesshme u tregua kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo doli në një konferencë për shtyp ku u duk se kishte përzgjedhur imtësisht fjalët që do të shqiptonte.
“Uroj për fitoren fituesin e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe e nderuar. Zgjedhjet e këtij viti ishin të veçanta, me përplasje të forta dhe disa deklarata që vështirë se kapërdihen. Edhe unë, si shumë prej jush, ndoqa me ankth rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, nisi deklaratën e saj kancelarja gjermane.
Pas urimit tradicional, Merkel ceku tërthorazi retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve.
“Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, shton kancelarja gjermane.
E në bazë të kësaj lidhjeje dhe të këtyre vlerave, Merkel la të kuptohet se do të kushtëzohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Në bazë të këtyre vlerave, shpreh vullnetin për të punuar ngushtë në të ardhmen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Ekipi i Trumpit po shqyrton marrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Meksika dërgon trupa ushtarake në kufi me SHBA-në pas kërcënimeve tarifore të Trumpit
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin