Qendra e Paraburgimit në Prizren, e shumëpërfolur gjatë kësaj jave për shkak të vdekjes tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, ka probleme me nivelin e lartë drejtues.
Janë bërë rreth një vjet që kjo qendër udhëhiqet nga një zyrtar që nuk i plotëson kriteret për të qenë drejtues i këtij institucioni.
Destan Zogaj ka zëvendësuar Ilir Gutajn, që u largua pas publikimit të skandaleve në media.
Sokol Zogaj, drejtori i Burgjeve të Kosovës, për rreth një vjet ia ka besuar udhëheqjen e Qendrës së Paraburgimit në Prizren një zyrtari që nuk i ka plotësuar kriteret për të qenë drejtues.
Ai e pati emëruar Destan Zogajn në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Është i vetëdijshëm se njeriu të cilin e lartësoi në këtë pozitë nuk ka qenë i duhuri.
“Emërimi i tij [Destan Zogaj ] ka ndodhur vitin e kaluar. Sot morëm vendim që të shpallet konkursi për drejtor edhe u kry muhabeti”.
“Po Destan Zogaj ka qenë ushtrues detyre. Me siguri ai nuk mundet me qenë ushtrues i detyrës së drejtorit për shkak të atyre kritereve që janë. Po kryesorja është se sa të kryhen procedurat ai nuk do të jetë më”, ka thënë për Insajderin Sokol Zogaj, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë për konkursin për Drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndër të tjera është kërkuar që kandidati të ketë gjashtë vite përvojë pune profesionale dhe së paku tri vite në menaxhim.
Ndërkohë që Destan Zogaj sipas Sokol Zogajt ka qenë Instruktor (mbikëqyrës) në këtë qendër, e cila është pozitë jo menaxheriale.
Para gjashtë ditësh, më 5 shtator, është vendosur që të shpallet konkursi për drejtor të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Kjo qendër pati mbetur pa drejtor pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Ilir Gutaj, në fund të vitit të kaluar. Ai ishte larguar pas publikimit në media të skandaleve që ndodhën gjatë mandatit të tij.
“Koha Ditore”, kishte raportuar se një prej të burgosurve kishte ndërtuar një “shtëpi” private brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ngjashëm siç kishte bërë Eskobar, kur kishte ndërtuar një burg special për t’i kaluar pesë vjet dënim.
Naser Kryeziu, i dënuar për vrasje, e kishte bërë këtë në bashkëpunim me zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Adaptimin e një depoje në dhomë banimi dhe zyrë pune për Naser Kryeziun e kishte bërë një firmë private e një gardiani të Burgut të Prizrenit.
Për këto veprime ishte në dijeni ish-drejtori Ilir Gutaj, bashkëshort i deputetes së PDK-së, Luljeta Veselaj-Gutaj, pati raportuar “Koha Ditore”.
Kjo histori dhe më pas largimi i Gutajt, sipas Sokol Zogajt ishin shkaktare që të merrej vendim në shpejtësi për ta emëruar një ushtrues detyre, i cili nuk i plotësonte kriteret.
“Jo për ushtrues detyre nuk i ka plotësuar kriteret [Destan Zogaj], por u vendos me një vendim të përkohshëm. Është dashtë me ba u.d për shkak të disa problemeve që janë bërë atëherë, s`kemi pas kënd edhe është zgjedh ushtrues detyre. Punën e ka kry mirë edhe tash vendosëm me ja shpallë konkursin”, ka thënë Zogaj për Insajderin.
Ai ka pohuar se brenda tri javëve do të përfundojnë procedurat e rekrutimit dhe do të zgjidhet drejtori i ri i Qendrës së Paraburgimit në Prizrenit.
I kontaktuar nga Insajderi, ushtruesi i detyrës së drejtorit Destan Zogaj, tha se nuk e din se cilat kritere nuk i plotësoi.
“Unë për herë të parë po dëgjoj, se ka pasur ndonjë kriter të pa plotësuar”.
“T`ju njoftoj më gjerësisht unë punoj këtu prej vitit 2000, kam kalu nëpër struktura të ndryshme prej oficerit deri në nivelin më të lart. Me nivel arsimor jam Master i shkencave ekonomike prej 2007”, tha Zogaj për gazetën. /Insajderi/
Foto: Arkiv/Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij
MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj