LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm

Një muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim shtatë të pandehurve që dyshohen për terrorizëm.

Në një komunikatë nga Gjykata Themelore e Prishtinës thuhet se ndaj të pandehurve XH.T , M.SH , B.P , L.S, A.K, H.R, F.G , Gjykata ka marr vendim që t’u caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Për shtatë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se i takojnë organizatës terroriste ISIS, në atë mënyrë që gjatë muajve shtator- tetor 2016 në bashkëkryerje edhe me shumë të pandehur të tjerë dhe sipas udhëzimeve të -ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri – Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulmet terroriste në territorin e Ballkanit, dhe atë së pari në Kosovë, për të sulmuar ndërkombëtarët dhe institucionet tjera të sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore, politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të ndryshme e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik.


Andaj duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen, të njëjtit po të gjenden në liri mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

“Meqenëse dyshohet se të gjithë të pandehurit kanë pasur kontakte me persona tjerë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, të cilët mund të jenë të përfshirë në organizatën terroriste ISIS, ashtu që kjo rrethanë tregon rrezikun se të njëjtit mund të arratisen për t’u larguar nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

Foto: Arkiv/Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori