LAJMI I FUNDIT:

Demolli në Stamboll merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë

Demolli në Stamboll merr mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka takuar në Stamboll ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Fikri Isik.

Në takimin e dy ministrave, Demollit dhe Isik, u bisedua rreth bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, si dhe rolin dhe rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit, ministri Demolli falënderoi ministrin turk të Mbrojtjes, për kontributin që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë kanë dhënë dhe po japin në drejtim të zhvillimit, profesionalizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimit të kapaciteteve të saj me përkrahje logjistike dhe të ekspertëve, si dhe mbështetjen në fushën e trajnimeve, shkollimeve dhe stërvitjeve të pjesëtarëve dhe njësive të FSK-së.


Gjithashtu, ministri Demolli theksoi se përkrahja, mbështetja dhe kontributi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Turqisë për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në është mjaft i rëndësishëm, dhe se ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje, për të cilën ka gatishmëri nga pala turke, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Fikri Isik u shpreh se Ministria e Mbrojtjes së Republikës të Turqisë do të vazhdojë të ofroj mbështetje FSK-së, në rrugën e zhvillimit të saj, e gjithashtu do mbështesë Republikën e Kosovën në anëtarësimin në iniciativa dhe organizma ndërkombëtare të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori