Melihate Juniku ka dalë në pension. Por aktiviteti i saj nuk përfundon duke shijuar ditët e pleqërisë.
Juniku ka formuar një Institut që do të merret me mbrojtjen e të drejtave të grave të burgosura në Kosovë.
Instituti i quajtur Alpha është në mesin e 17 organizatave që kanë fituar grante nga Austrian Developement(ADA) dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në lidhje me këtë Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media ku është bërë e ditur se ADA dhe zyra e BE-së kanë ndarë gjithsej 64 mijë euro për 17 organizatat që udhëhiqen nga gratë.
Drejtuesja e Institutit Alpha, Melihate Juniku tha me këtë rast se përmes kësaj organizate do të mund t’u ndihmojnë grave në burgjet e Kosovës, duke i socializuar ato.
“Jam aktivizuar që të bëj punët të cilat i kam mësuar më herët, kemi grupin shumë të ndjeshëm dhe punojmë me gratë e burgosura dhe njëkohësisht edhe grave të burgosura dy herë iu shkelen të drejtat. Do të bëjmë përpjekje që t’iu lehtësojmë edhe ato ta vuajnë dënimin, mirëpo të trajtohen sa është e mundur më së miri. Do t’iu ndihmojmë që të socializohen dhe të bëjmë përpjekje që kur të dalin nga burgu të jenë të afta për familje dhe për shoqërinë”, tha Juniku.
Ndërsa, Dario Di Benedetto, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka thënë se synimet e BE-së, kanë për qëllim përfshirjen e grave në politikë dhe vendimmarrje.
“Ky përdorim efektiv i asistencës së donatorëve është për t’i shenjëstruar grupet që janë gratë e Kosovës dhe rrjeti i tyre. Vetëm që ta kemi parasysh që kohëzgjatja e zakonshme e kësaj iniciative sepse përfaqësimi gjinor në politikbërje, barazia gjinore, politikat kundër diskriminimit si dhe reduktimi i mbrojtjes së viktimave kundër dhunës luajnë rol në një shoqëri që jo detyrimisht është menjëherë e dukshme. Rezultatet që po i bëjmë tani duhet të jenë të dukshme në vitet në vijim. Ajo që synojmë me arrit me partnerët tanë është që të përfshihen më shumë gra në politikë, në vendimmarrje në nivelin lokal dhe qendror. Kjo është një çështje e cila është nënvizuar nga Raporti i Progresit…Mbrojtja e dhunës familjare të adresohet edhe nga iniciativat e shtetit. Nuk mund t’iu them tani si, por ka shumë propozime konkrete në Raportin e Progresit”, tha Benedetto.
Drejtoresha e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, Igballe Rogova duke falënderuar donatorët për këto ndihma tha se me këto grante të vogla po realizohen punë të mëdha.
“Duke parë që organizata tona nuk kishin qasje tek donatorët, shumë organizata nuk flisnin gjuhën angleze, prandaj me ndihmën e donatorëve ne u bëmë si një urë lidhëse dhe në këtë rast dua t’i falënderoj Komisionin Evropian dhe ADA që na mundësuar që grantet e rrjetit, ato që nuk qasje tek donatorët, ato që nuk dinë anglisht…me grante të vogla realizojnë punë të mëdha . Kjo për ne është nder . Kjo strategji e rrjetit po implementohet përmes këtij Fondi. Nga viti 2012 kemi përkrah mbi 80 organizata ..me mbi 355 mijë euro . Është një shumë jashtëzakonisht e madhe… Sot përmes Komisionit kemi ndarë 14 grante për 17 organizata…Shuma totale është mbi 63 mijë euro ”, tha Rogova.
Po ashtu edhe, Albulena Zaimi, përfaqësuese e Austrian Development Agency, tha se fokusimi i çështjes gjinore ka të bëjë me çështjet e pabarazisë së përfshirjes s grave në aspektin ekonomik, social e politik, e kjo është një qëllim që të arrihet edhe nga zyra që ajo e përfaqëson. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë