Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh Donald Trumpit, në të cilin shpreh urimet më të mira në emër të popullit shqiptar për fitoren historike të Presidentit të 45-të të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“I nderuar Zoti President i Zgjedhur,
Zgjedhja Juaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të mira për fitoren tuaj historike.
Më lejoni, Zoti Trump që me këtë rast, të shpreh besimin tim, se niveli i shkëlqyer dhe lidhjet e forcuara në vazhdimësi që kanë karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të pasurohen dhe do të zhvillohen më tej, në të mirë të dy popujve tanë miq.
Shqiptarët u janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e madhe, veçanërisht në momentet tona historike më të vështira, si edhe për inkurajimin e vazhdueshëm për forcimin e demokracisë në vend dhe zhvillimit të tij. Ndaj dhe dëshiroj t’Ju siguroj, Zoti President, për miqësinë e pakushtëzuar të popullit shqiptar, i cili ka parë të mishëruar ndër vite te kombi i madh amerikan vlerat e respektimit të lirisë e të demokracisë si dhe ‘ëndrrën amerikane’, – simbolin universal të mundësive dhe realizimeve pakufi.
Duke Ju uruar edhe një herë fat të mbarë dhe suksese në misionin tuaj të rëndësishëm dhe me përshëndetjet më të ngrohta e miqësore, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President i Zgjedhur, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij