Raporti i Progresit për Kosovën nga Bashkimi Evropian, është zhgënjyes.
Këtë cilësim për dokumentin e BE-së e ka dhënë këshilltari i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, Avni Arifi, i cili në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, tha se qeveria që po udhëheqë me Kosovën po i ndjekë traditat e vjetra të keqqeverisjes.
“Ishte një kohë e shkurtër për një analizë të mirëfilltë të Raportit të Progresit. Ky është një raport që lë shumë për të dëshiruar, është negativ për Kosovën dhe është zhgënjyes. Ky raport shpreh shumë aspekte. Së pari kjo qeveri po e ruan traditën e ish kryeministrit Thaçi, për qeverisje me nota negative”.
Ai madje shton se edhe po qe se Kuvendi e ratifikon qysh tash Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të gëzohen me liberalizim vizash për zonën Schengen.
“Nëse e lexon këtë raport progresi, edhe nëse ratifikohet Demarkacioni, nuk besoj se do të kemi liberalizim të vizave, edhe po të ndodhte ratifikimi që sonte”.
Ai ka cituar disa herë Raportin e Progresit në kritikat që i janë bërë Kosovës duke thënë se në këtë vend proceset po nisen mirë, e po përfundojnë jo korrekt.
“Kosova është cilësuar vend transit i heroinës dhe kanabisit. Shkalla e dënimeve në rastet kundër trafikimit me njerëz është e vogël, pavarësisht faktit se Kosova është burim, transit dhe destinim i trafikimit të grave dhe fëmijëve”.
“Qeveria sa herë ka tendencë të vlerësohet pozitivisht, vjen komenti se diçka e keqe ka ndodhur në një proces të caktuar”.
Diçka tjetër tejet negative sipas Arifit, është fakti që në Raportin e Progresit përmendet se në investigimin e rasteve të korrupsionit, po ka influencë nga jashtë organeve gjyqësore e prokuroriale.
“Kur në një raport të tillë thuhet se duhet të ndërpritet influenca në hetime për krim të organizuar, kjo është diçka e re. Asnjëherë nuk ka pasur në një raport kërkesë që të ndërpritet ndikimi në hetime.
Arifi mendon se një tjetër dështim i kësaj qeverie, është pamundësia për të rritur numrin e të punësuarve.
“Ky raport thotë se edhe politikat e punësimit të kësaj qeveria kanë dështuar, për shkak se nuk ka pasur rritje të vendeve të punës”, ka deklaruar Arifi.
Raporti i Progresit për vitin 2016 i publikuar të martën, e gjen Kosovën me marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim në muajin prill. Por, në vija të trasha, raporti thekson nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe reformat në ekonomi.
Sipas raportit, ky vit është përshkuar me sfida të brendshme të cilat kanë penguar kryerjen e reformave në një numër të fushave, duke cituar si shkaktare ndasitë politike në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova