LAJMI I FUNDIT:

Hakerët sulmojnë bankat ruse

Hakerët sulmojnë bankat ruse

Pesë bankat më të mëdha ruse janë duke u përballur me sule të hakerëve që nga dita e djeshme, tha një burim i afërt me Bankën Qendrore ruse.

Sulmet kanë filluar dje në ora 16:00, sipas kohës së Moskës dhe janë duke vazhduar ende. Nuk është bërë e ditur për dëmet që mund t’u janë shkaktuar bankave apo klientëve të tyre.

Kurse në një raport zyrtar, Banka Qendrore ruse ka njoftuar se janë sulmuar pesë institucione të larta financiare.