LAJMI I FUNDIT:

OEMVP-ja dhe komunat e Pollogut nënshkruajnë kërkesa për terminal doganorë në Jazhincë

OEMVP-ja dhe komunat e Pollogut nënshkruajnë kërkesa për terminal doganorë në Jazhincë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me komunat e rajonit të pollogut dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë rajon, kanë marrë një iniciativë të përbashkët me kryetarët e komunave për analizë të gjendjes faktike dhe potencialit të mundshëm të lëvizjeve të mallrave nëse do të kishte terminal doganorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot prezentuan rrugën rajonale Neproshten – Zona e lirë ekonomike, si mundësi e partneritetit publiko-privat si dhe diskutuan mbi mundësitë dhe nevojën për hapjen e terminalit doganorë në vendkalimiin kufitar në fshatin Jazhincë, me çrast u nënshkrua edhe kërkesë për të njejtën bashkë me komunat e rajonit të Pollogut.

Për të stimuluar dhe përkrahur ndërmarrjet, veçanërisht ato që janë të orientuara nga eksporti, OEMVP-ja në vazhdimësi po merr masa për të lehtësuar procedurat doganore dhe është vazhdimisht në kontakt me komunitetin e biznesit dhe Drejtorinë e Doganave për të zbatuar reformat e nevojshme.


Në këtë takim, fjalë rasit pati edhe ministrja e vetëqeverisjes lokale, Shyrete Elezi, dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa./Telegrafi/