Kandidati republikan Donald Trump është zgjedhur president i ardhshëm i SHBA-ve, pas përfundimit të numërimit të votave në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve dhe adresimit të Trump, kanë ardhur reagimet nga liderë të ndryshëm botërorë.
Më poshtë ua sjellim disa prej tyre:
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha pas fitores së zotit Trump se “BE-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me SHBA-në dhe se lidhjet ndërmjet BE-së dhe SHBA-së janë më të thella se sa çdo ndryshim në politikë”.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian, Jean – Claude Juncker, krahas përgëzimit për zgjedhjen, i bënë ftesë zotit Trump për një takim sa më të shpejtë ndërmjet BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.
“Sot është më e rëndësishme se kurrë që të forcohen marrëdhëniet transatlantike. Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të bëjnë ndryshimin në përballjen me sfidat e pashembullta, siç janë ISIS dhe kërcënimet për sovranitetin e tërësinë tokësore të Ukrainës, ndryshimet klimatike dhe migrimi”, thuhet mes tjerash në letrën që të dy zyrtarët e lartë evropian i kanë dërguar zotit Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
“Ne po përballemi më një mjedis të ri sfidues të sigurisë, përfshirë luftëra hibride, sulme kibernetike dhe kërcënimet e terrorizmit. Udhëheqja amerikane është më e rëndësishme se kurrë. Aleanca i ka mbajtur të bashkuar miqtë më të ngushtë të Amerikës në paqe dhe në luftë për gati 70 vjet. Një NATO e fortë është në të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe në të mirë të Evropës. NATO-ja i është përgjigjur me vendosmëri situatës së re të sigurisë. Por kemi ende punë për të bërë. Pres me padurim të takoj së shpejti zotin Trump dhe ta mirëpres në Bruksel në takimin e lartë të NATO-s vitin e ardhshëm dhe të diskutojmë rrugën përpara”, thuhet në reagimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Kryeministrja britanike Theresa May, përgëzoi zotin Trump duke theksuar se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten “partnerë të fuqishëm dhe të ngushtë në tregti dhe në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes”.
“Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të posaçme e të qëndrueshme të mbështetura në vlerat e lirisë dhe demokracisë”, tha ajo.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha të mërkurën se firoja e zotit Trump nuk është diçka që shumica e gjermanëve e kishin dashur ndërsa theksoi se politika e jashtme e Washingtonit nuk do të jetë aq e parashikueshme siç ka qenë.
“Rezultati nuk duhet të nënçmohet. Ai është ndryshe nga ç’kanë dashur shumica e gjermanëve. Por, natyrisht, duhet ta pranojmë”, tha ai.
“Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump ka përdorur fjalë kritike për Evropën dhe Gjermaninë. Ne duhet të përshtatemi me faktin se politika e jashtme amerikane do të jetë më pak e parashikueshme në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.
Reagojnë Rusia, Turqia, Irani…
Presidenti rus , Vladimir Putin, përgëzoi kandidati republikan Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e së martës.
Në një deklaratë të shkurtër, Kremlini citoi presidentin rus të ketë shfaqur shpresën “për punë të përbashkët për të nxjerrë marrëdhëniet ruso-amerikane nga gjendja e krizës”.
Vladimir Putin citohet të ketë thënë se “është i bindur që ndërtimi i dialogut konstruktiv ndërmjet Moskës dhe Washingtonit, do të jetë i mbështetur në parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe vlerësimin e pozicioneve të njëri tjetrit në interes të popujve të të dyja vendeve dhe komunitetit botëror”.
Donald Trump është përgëzuar edhe nga kryeministri turk, Binali Yildirim, i cili e ka vlerësuar fitoren e tij si “një mundësi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”.
Gjatë një fjalimi në Ankara, ai citohet të ketë thënë se “një faqe e re” do të hapej në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, nëse Washingtoni do të dorëzonte klerikun turk Fetullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për organizimin e grusht shtetit të dështuar në muajin korrik.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, citohet të ketë shfaqur shpresën se zoti Trump do të mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të arritur me Iranin. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?