Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka vazhduar me aktivitete në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore Po Ju” me komunitetin e biznesit dhe atë akademik të Prizrenit.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se po vazhdojnë me aktivitetet e tyre që kanë për qëllim konsumimin e prodhimeve vendore në kuadër të projektit tradicional të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016 dhe krahas saj edhe në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Qytetarët duhet që të konsumojnë prodhime vendore, ku pos rritjes së prodhimtarisë, ndikon edhe në zhvillimin e vendit në të gjitha fushat. Gjendja ekonomike në Kosovë sivjet nuk është e mirë dhe duhet që kjo situatë të përmirësohet. Edhe sektori privat është në gjendje jo të kënaqshme”, theksoi Shahini.
Kryetari i AKB-së përsëriti kërkesën e komunitetit të bizneseve ndaj institucioneve për politika më të mira biznesore nga të cilat përfitues janë të gjithë.
“Kosova dhe Shqipëria si një etnitet kombëtar rreth një miliardë euro i eksportojnë para të gatshme për import të produkteve nga Serbia, e këto mund të zëvendësohen me produkte brenda territoreve shqiptare, por kjo tregon se ne nuk jemi nacionalist ekonomik dhe kjo është një mungesë e madhe e jona. Shqiptarët e duan njëri tjetrin përmes gjuhës, kulturës dhe traditës, por kjo traditë tash duhet të shndërrohet në traditë konsumuese për prodhimet vendëse”, tha Shahini
Sipas tij, Ligji për Investime Strategjike në brendësi të saj nuk ka lehtësira për investime dhe këto duhet të krijohen me akte tjera nën ligjore për investitorët që i mungojnë Kosovës.
“Duhet avancuar strategjia për zhvillimin e Kosovës dhe me krijimin e politikave më konkurruese do të kemi edhe rritje ekonomike, zhvillim dhe mirëqenie më të mirë qytetare”, tha Shahini.
Liman Asllani, koordinator i AKB-së për regjionin e Prizrenit, tregoi se projekti tradicional ka nisur në vitin 2003 dhe po vazhdon aktivitetin e saj tash për të katërmbëdhjetën herë.
Ai shtoi se kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e bizneseve të regjionit të Prizrenit dhe krahas saj kanë mundësuar që qindra studentët të ndjekin praktikën e punohen në bizneset prodhuese. Ai kërkon nga qytetarët e këtij rajoni që të konsumojnë prodhime vendore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City