Reshjet e dendura të shiut këtë të martë kanë krijuar probleme thuajse në të gjithë Shqipërinë, ku shumë akse kryesore janë përmbytur duke rrezikuar edhe automjetet që kanë qenë duke qarkulluar.
Për këtë, forcat zjarrfikëse dhe policia është vënë në gatishmëri për të ndihmuar shoferët në nevojë, ndërsa shumë akse janë devijuar për shkak të përmbytjeve. I tillë është dhe rasti i autostradës Tiranë-Durrës ku kalimi bëhet nga rruga e vjetër e Ndroqit. Për shkak të situatës së rënduar, Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat publike dhe private në Shqipëri, për shkak se disa prej tyre janë përmbytur. Po ashtu, ministria i bën thirrje institucioneve arsimore që të bëjnë tepër kujdes në shpërndarjen e nxënësve nëpër banesa me automjete.
“Ministria e Punëve të Brendshme u kërkon gjithë qytetarët te evitojnë maksimalisht lëvizjet ditën e sotme. Pas situatës së krijuar për shkak të reshjeve, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme pranë çdo Prefekture janë mbledhur Shtabet e Emergjencave të cilët po ndjekin gjendjen nga afër”, thuhet në një njoftim zyrtar.
Situata paraqitet si më poshtë për çdo qark:
QARKU TIRANË
Reshjet kanë krijuar problematikë në Autostradës Tiranë-Durrës, nënkalimin e Vorës dhe në nënkalimet nga Kthesën e Kasharit ku ujërat kanë arritur nivelin rreth 50 cm dhe kanë bllokuar rrugën. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për normalizimin e situatës. Policia rrugore ka bllokuar këtë pjesë të autostradës dhe lëvizja e automjeteve për në Durrës bëhet nga rruga Tiranë-Ndroq.
QARKU DIBËR
Gjatë 24 orëve ka pasur reshje shiu me intensitet të cilat kanë krijuar problematikë në fshatin Urakë, njësia administrative Rukaj, bashkia Mat, ku ujërat e lumit Drin i Zi kanë dalë nga shtrati duke rrezikuar 10 banesa, familjet e të cilave janë evakuuar. Në fshatin Urakë, Mat si pasojë e rritjes së nivelit të lumit, ka marrë me vete urën ( e telit) e këtij fshati. Nga ura e Matit deri në Suç, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është bllokuar rruga nacionale, 3 mjete po punojnë për hapjen e rrugës. Fshati Muzhaç, Mat si pasojë e daljes nga shtrati i përroit të këtij fshati 15 familje rrezikohen të përmbyten. Në fshatin Batër e Madhe të njësisë administrative Komsi janë evakuuar 15 familje. Në qytetin Burrel 4 banesa dhe 3 biznese kanë prezencë uji
QARKU DURRËS
Si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë në disa lagje të qytetit ka pasur prezencë uji në katet e para të disa banesave kryesisht në lagjen nr.18 dhe nr.4. Punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë dhe Shërbimi Zjarrëfikës po punojnë me motopompa për të bërë të mundur tërheqjen e ujit dhe kthimin në normalitet të situatës. Lumi Zezë ka dalë nga shtrati dhe kishte izoluar 3 familje, banuese në Njësinë Administrative Fushë-Krujë, të cilat janë evakuuar nga Forcat Zjarrfikëse të Krujës. Nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Forcave të Armatosura janë dërguar në Fushë Krujë dy ekipe shpëtimi me varka për të ndihmuar familjet në nevojë.
QARKU KUKËS
Akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj – Lekbibaj janë ribllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e tyre. Të gjitha akset nacionale janë nën trysninë e rënies së gurëve të dherave dhe vërshimin e ujërave. Probleme ka në rrugët që lidhin Njësitë Administrative Grykë Çajë, Malzi, Lekbibaj, Fierzë, Bujan, Tropojë. Sipas informacionit të marrë janë shembur urat që lidhin fshatrat Viçidol, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj, Geghysen, T’pla të rrethit të Tropojës, Bashkia Tropojë. Në Bajram Curri si pasojë e vërshimit të ujërave dhe rrëshqitjes së dherave janë dëmtuar rreth 15 shtëpi në lagjen Partizani, 2 shtëpi në fshatin Dojan dhe 2 shtëpi në fshati Bujan. Si pasojë e reshjeve kemi përmbytje të tokave bujqësore në T’plan, Viçdol, Tropojë.
Për shkak të motit të keq në qarkun e Kukësit ka patur mungesë të energjisë elektrike.
Pa energji elektrike janë rrethet Kukës, Njësitë Administrative: Kolsh, Surroj, Arrën, Malzi, Grykë Cajë, Bushtricë, Kalisë.
Rrethi Has, Njësitë Administrative: Fajza, Golaj, Gjinaj, Krumë fshati Cahan.Rrethi Tropojë, Njësia Administrative Bytyç.
QARKU LEZHË
Në rrethin e Kurbinit rruga rurale që lidh fshatin Gallatë dhe Vinjoll është e bllokuar, pasi ka rrëshqitje masive dherash.
Në fshatin Zheje dhe Gjormë ka prani uji në afërsi të 10 banesave dhe sipërfaqe toke të mbuluara nga uji në lartesi deri në 30 cm.
Në Rrethin e Mirditës në fshatin Tarazh, lumi Zalli Zmesë, ka dal nga shtrati, dhe ka përmbytur disa toka bujqësore.
Në Njesine Administrative Orosh janë të pa kalueshme rruget rurale të fshatrave Grykorosh dhe Spaç.
Në disa fshatra në Bashkinë Mirditë nuk ka energji elektrike.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë