LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen hetimet për korrupsion në EULEX, dëshmitari Hasani ndiqet penalisht për dëshmi të rrejshme

Mbyllen hetimet për korrupsion në EULEX, dëshmitari Hasani ndiqet penalisht për dëshmi të rrejshme

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e dorëzoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës aktvendimin për pushimin e hetimeve në PSRK për rastin me numër PPS 24/2015.

Në njoftimin për media thuhet se kjo vjen si rezultat i hetimeve të gjata, të thukëta, dhe të paanshme të kryera nga një ekip prokurorial i përbërë prej një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it dhe një prokurori vendor në PSRK.

Hetimet penale kishin të bënin me tre të pandehur të dyshuar për kryerjen e veprës penale dhënie e ryshfetit dhe një të pandehur i dyshuar për kryerjen e veprës penale marrje e ryshfetit.


Ky rast u bë i njohur për publikun në tetor 2014, pas një sërë artikujsh në shtyp për pretendime të korrupsionit brenda Misionit EULEX.

“Provat që janë mbledhur gjatë hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit nuk ka kërkuar e as pranuar asnjë lloj ryshfeti, e as nuk ka marrë premtim për ryshfet nga të pandehurit në rastet ‘Shpërthimi në Bill Clinton’ dhe ‘Baftiu – Vrasja e trefishtë’, nga familjet, apo avokatët e tyre”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të këtyre hetimeve penale nuk janë shqyrtuar bazat meritore të asnjë aktgjykimi të nxjerrë prej trupave të ndryshëm gjykues për rastet “Shpërthimi në Bill” dhe “Baftiu – Vrasja e trefishtë”.

“Këto hetime penale janë përqendruar vetëm në pretendimet për korrupsion. Provat dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it nuk ka kryer asnjë vepër penale… Përkundrazi, provat kanë ngritur dyshime se Flurim ASANI ka bërë kallëzime penale të rreme dhe pastaj ka dhënë informata të rreme për vepër penale. Këto dyshime tani janë raportuar tek Prokuroria Themelore e Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori