Shumëkush fenomenin Donald Trump e sheh si risi në politikën botërore, por me këtë nuk pajtohet historiani dhe analisti anglez, John Foot. Ai pohon se Trumpin notorioz e kemi parë, por në formën e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili premtonte gjithçka, e injoronte të vërtetën, por që përfundoi si kryeministri i tretë me mandatin më të gjatë, shkruan Guardian.
“Shpesh flasin se si fenomeni Trump tregon se kemi hyrë në një epokë të re të politikës, por e vërteta është se në këtë epokë të re jemi qe 22 vjet – qëkur biznesmeni i suksesshëm dërgonte videokaseta për edicionet e lajmeve italiane. Silvio Berlusconi njoftoi se po e merrte lojën. Reagimi i parë ishte përqeshja. Madje lëvizjen e tij e shihnin si shaka. Por, Forta Italia u bë partia më e madhe. Të majtës, pos fitoren, ai ia merr edhe votuesit. Ndërsa, me politikën italiane nisi të dominojë në 20 vitet e ardhshme”, thotë Foot, transmeton Telegrafi.
Sipas analistit anglez, Trumpi dhe Berlusconi janë shumë të ngjashëm. Të dy janë biznesmenë të suksesshëm që luftojnë me çështjet me të cilat ndërlidhen kompanitë e tyre: tatimet, kontabiliteti, llogaritë në kompanitë offshore etj.
Berlusconi shfaqej si person anti-establishment, populist dhe gjithmonë “origjinal”. Berlusconit nuk i duhej partia politike, po aq sa Trumpit i duhen republikanët. Karriera politike e Berlusconit u shënua nga gafet dhe dështimet, ku kanë dominuar stereotipat seksistë, homofobikë dhe racistë. Ai besonte se është i parezistueshëm ndaj grave e të njëjtën kohë pretendonte se është familjar që kujdeset për pesë fëmijët e tij. Fushatat zgjedhore janë përqendruar vetëm në karakterin e tij. Kështu, kur ish-kryebashkiak i Romës është përpjekur për të bërë fushatë kundër tij duke mos ia përmendur emrin, ai dështoi keq. Berlusconi gafet i arsyetonte duke thënë se po “keqkuptohet” apo se është armik i “mediave armiqësore”. Vështirë pranonte humbjet dhe jepte qëndrime të pabaza për manipulimin e votave.
“A ju ngjan dikush me këtë?”, pyet Foot.
Ish-kryeministri italian ka shpikur armiq kundër të cilëve ka mundur të mblidhte mbështetësit: gjyqësorin, median, politikën, gratë, komunizmin, BE-në dhe eurot. Ai e dinte se votuesit kanë kujtesë të shkurtë, prandaj premtonte gjithçka. Skandalet e Berlusconit pak kanë ndikuar tek votuesit, ashtu si te Trumpi. Çdo krizë bile e ka përforcuar atë. Ai madje u bë aq i fuqishëm sa që me ligje i siguronte vetit imunitet nga ndjekja penale.
Fenomeni Berlusconi tregoi se një politikan i tillë mund të vijë në pushtet në një nga vendet më të fuqishme në Evropë. Për Shtetet e Bashkuara ky është një mësim, sepse Berlusconin e cilësonin si palaço! Kështu, edhe nëse fiton apo humb, Trump po dëshmon se ka ndryshuar diskursi politik dhe mënyra se si bëhen fushatat. Gjërat në politikë kurrë nuk do të jenë të njëjta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës