Eleanor Morgan është një shkrimtare e suksesshme, por ashtu sikurse një e treta e britanikëve, ajo lufton në heshtje me çrregullimet e ankthit.
Në librin e saj të ri, Morgan studion kushtet dhe zbulon gjërat e pathëna por të përjetuara prej saj.
Ankthi është çuditërisht fiziologjik dhe prek çdo individ në një mënyrë unike.
Kur më ndodh një atak paniku, ndihem sikur dua të vjell dhe të fikem, ndërkohë që mikja ime ka probleme me frymëmarrjen në mënyrë normale dhe gjithashtu takikardi. Paniku ndodh ndryshe në njerëz të ndryshëm.
Pavarësisht asaj se çfarë mund të mendohet, njerëzit që vuajnë prej ankthit (lexo: çrregullimet e ankthit) bëjnë punë të vështira.
Shumë prej njerëzve që kanë ankth të vazhdueshëm, zgjedhin të punojnë shumë edhe për të larguar vëmendjen nga problemi i tyre. Duke qenë pjesë e një rutine dhe duke e mbajtur veten të zënë mund të dalin përkohësisht prej ankthit ciklik.
Klaustrofobia shkon dorë për dore me ankthin.
Frika për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë lidhet me të mos dashurit që të bëhesh qesharak, ose pasiguria që nuk do jesh në gjendje të “shpëtosh” në atë situatë.
Kur merremi me një person ankthioz, mos u mundoni të merrni nën kontroll situatën duke menduar se mund ta zgjidhni.
Gjithmonë pyeteni personin vetë përpara, mos aludoni asgjë.
Ushtrimet dhe sporti i rregullt janë mënyrat më të mira për të luftuar ankthin.
Ushtrimet djegin kortizolin e tepërt dhe çlirojnë serotoninë dhe dopaminë duke krijuar qetësi dhe relaks, shkruan Gentlewomen. Shëtitjet në diell, gjithashtu, i japin trurit një stimul të mirë dhe e thyejnë ciklin e shqetësimeve të ankthit.
Njerëzit me ankth kanë gravitacion drejt njëri-tjetrit.
Të jesh në gjendje të qeshësh me këto situata duke treguar dhe diskutuar mendimet absurde gjatë ankthit, ndihmon në normalizimin e situatës, duke ju bërë të ndiheni më pak të izoluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'