LAJMI I FUNDIT:

Diferenca e duhur në moshë mes partnerëve…10 vjet

Diferenca e duhur në moshë mes partnerëve…10 vjet
NEW YORK, NY - MAY 04: George Clooney (L) and Amal Clooney attend the "China: Through The Looking Glass" Costume Institute Benefit Gala at the Metropolitan Museum of Art on May 4, 2015 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)

“Dhjetë vjet e pesë muaj ekzaktësisht”, diferenca ideale në moshë midis një mashkulli dhe një femre, është rezultati i një studimi amerikan bazuar në një hark kohor prej katër vitesh, me më shumë se 3000 çifte.

Elona Kormaku,
Psikologe Klinike

Kjo shifër e përcaktuar saktë mund të jetë befasuese në kontekstin modern të zhvillimit të shoqërisë dhe në përplasje me stereotipat si bashkudhëtare të mendësive njerëzore. Në dukje, puna e këtij hulumtimi mund të vlerësohet si e thjeshtë, për aq kohë sa diferenca e moshës midis dy njerëzve është një shifër aritmetike e thjeshtë për t’u llogaritur.


E vërtetë që vlera përcaktuese e moshës së duhur në çift shprehet në vite në aspektin fizik të kohës, por që të arrijmë në këtë rezultat mbeten pas një sërë arsyesh thelbësore me karakter psikologjik, të cilat mbajnë gjallë një marrëdhënie dashurie.

Përse vlen diferenca e “duhur” në moshë midis partnerëve?

Suksesi i një marrëdhënieje matet me jetëgjatësinë, mirëkuptimin dhe përmbushjen vetjake të secilit nga të dy partnerët, e për rrjedhojë një nga prioritetet e marrëdhënieve të suksesshme është përputhshmëria. Duket si një kriter i mirëpërcaktuar që duhet të ekzistojë në jetën e çdo çifti të dashuruar. Në këtë kontekst, përputhshmëria përmbledh disa elementë, të cilët janë shpërblyes për të dyja palët.

tdy_celine_rene_160115-today-inline-vid-featured-desktop

Ne qëndrojmë me dikë që na mirëkupton, që kujdeset për ne dhe ka vlerësim për atë që përfaqësojmë. Një nga vështirësitë më të rëndësishme që haset në gjirin e çiftit, është diferenca e moshës. Ajo mund të jetë burim i konfliktit dhe një arsye shumë e fortë në mosfunksionimin e marrëdhënies. Nëse do të përpiqemi të përcaktojmë diferencën ideale të moshës për dy të dashuruar, ndoshta kjo përpjekje nuk do të ishte mjaft e nevojshme për aq kohë sa kjo marrëdhënie nuk do të ketë jetëgjatësi.

Në kuadër të pasionit, aventurës, ndjenjës, kujtimeve dhe tërheqjes fizike, dashuria nuk njeh moshë! Njihen pafund dashuritë e mëdha me diferenca të theksuara moshe. Por problemi qëndron se cila është mosha ideale e dy njerëzve që dashurohen, krijojnë lidhje të qëndrueshme së bashku dhe që i premtojnë njëri-tjetrit bashkëjetesë të përjetshme.

Ja ku gjendemi para faktit se mosha e dy partnerëve mund të jetë burimi i suksesit dhe i mirëkuptimin në çift, por njëkohësisht dhe hendeku më i madh që mund t’i mbajë ata larg nga njëri-tjetri. Rezultati i studimit të sipërpërmendur përbën një vlerë që duhet marrë në konsideratë.

Për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, diferenca e duhur në moshë paraqitet si rregullatori i historive të dashurisë.

celine_1bb56i3-1bb56sj

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori