LAJMI I FUNDIT:

Ministri ukrainas tregon se pse nuk e njohin Kosovën: I shmangemi manipulimit rus

Ministri ukrainas tregon se pse nuk e njohin Kosovën: I shmangemi manipulimit rus

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin, në një vizitë zyrtare në Tiranë, ka pranuar se mosnjohja e Kosovës vjen vetëm për shkak të paralelizmave që Rusia heq mes saj dhe Krimesë.

“Arsyeja se pse Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, padyshim ka të bëjë me Rusinë, e cila qartësisht manipulon pa asnjë bazë politike apo ligjore, duke gjetur ngjashmëritë mes aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe përpjekjen e kosovarëve drejt të ardhmes së tyre. Ju mund të gjeni përfaqësueses lartë të Rusisë, të cilët qartësisht krahasojnë dhe heqin paralele mes Kosovës dhe Krimesë. Arsyeja për ne është që të mos lejojmë Rusinë që të manipulojë më tej këtë çështje”, ka thënë ai. “Por, në qëndrimin tonë, në asnjëherë nuk kemi bllokuar asnjë përpjekje të Kosovës për t’ju bashkuar organizatave ndërkombëtare. Madje, ne luajmë futboll me Kosovën, kështu që është një lloj shenje nga ana jonë që nuk është mënyra e qëndrimit tonë të posaçëm politik, është thjesht mënyra për të mos lejuar Rusinë për të manipuluar më tej këtë çështje”.

Ministri Bushati shkon dhe më tej në komentin mbi tezën ruse.


“Të krahasosh këto dy situata është si të barazosh mollën me portokallin dhe prandaj nuk duhet të ketë asnjë lloj dyshimi për ne dhe asnjë lloj tulatje nga propaganda që mund të vij ngado që vjen dhe ngado që kjo propagandë adresohet”, u shpreh Bushati. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori