Edi Rama, Sanço Panço dhe portalet

Ai me gjasë, në rininë e tij, si rebel që ishte, shihte tinëz në televizionet jugosllave! Dëgjonte tinëz muzikën e Goranit, Migjenit, Kusturicës (këtij më vonë do t’ia ketë parë edhe filmat), të cilët duket se kanë lanë një mbresë të pashlyeshme te artisti i ri që po formësohej në një regjim ku këto konsideroheshin devijime dhe joshje nga revizionizmi, imperializmi dhe… kush i mban mend më. Ndërkohë, ai u rrit, u bë një djalë i madh, i gjatë gjithsesi, dhe rebel me apo pa arsye. Si duket eksperimentoi gjatë duke e kërkuar veten në profesione dhe angazhime të ndryshme, derisa u gjet në politikë. Shpejt e kishte kuptuar se vetëm aty mund të eksperimentohet pafundësisht, me shpenzime të publikut. Vetëm në politikë bëhesh i famshëm pa bërë gjë. Ose duhet të kesh “asetet” e Kallashit.
Tash, të dalim aty ku po na dhemb dhëmbi të gjithëve. Kështu shpëtoj edhe nga rreziku të më ndërhyjë në fjalë. Debati i zhvilluar këto ditë në Prishtinë, sipas Edit, e nxiti kryengritjen digjitale në profilin e tij në Facebook. Nga kjo mund të nxjerrim përfundim se në këtë debat ai Ishte fitimtar, apo vetëm na duket kështu, sepse Edi sillet ashtu, por këtë po ua lë të e vlerësoni vet.
Sido që të jetë, Edi Rama në Prishtinë e dha kumtin të cilin qytetarët e Kosovës ende nuk e kanë ndier sa duhet, atë se Serbia e paska humbur dhe se shqiptarët e paskan fituar luftën. Ky mesazh ndoshta do të duhej të përcillej nga politikanët lokalë, në Prishtinë, por kjo nuk ndodhi ende, sepse atyre u mungonte vetëbesimi qoftë edhe i rremë. Pastaj, ata ishin të zënë me punë të tjera dhe nuk kishin kohë për popullin. Fundja, popullin këtu do e gjenin, ndërkohë që buxheti, donacionet ndërkombëtare edhe privatizimet, mund t’u iknin nga duart. Mund të ikin për një dimër pesë për qind apo dhjetë, por jo më shumë. Pastaj, e kanë kuptuar tashmë se populli nuk u beson. Prandaj, bëjnë aq anketime me porosi, për të dërguar sugjestione te populli se çka dhe kë duhet të besojë.
Kështu, edhe pse pretendon se përcjell mesazhe evropiane, në fakt, Edi Rama, në debatin me analistët bëri vetëm nacionalistin dhe patriotin modern, sepse retorika e një euro- integristi do të tingëllonte krejt ndryshe, së paku do të pohonte se në këtë proces po fitojnë të gjithë, edhe serbët edhe shqiptarët, dhe se po humbiste vetëm ekstremi mesjetar nacionalist andej dhe këndej llogoreve të luftës, ende të hapura në kokat tona.
Por jo, Edi e do triumfin dhe poshtërimin, sidomos ndaj analistëve kosovarë. Ana e mirë e këtij debati doli mësimi se të fituarit nga lufta doli të ishim ne, dhe kjo na gëzoi pa masë, le që na ra edhe befasisht. Sa për vet debatin, vështirë se ndonjë analizë sado serioze do ta nxjerr fitimtar “më të madhin e shqiptarëve” si e quajti moderatoja e “Prive”. Por, Edi Ramës nuk i duhet të e shpallin fitues , ai vet po sillej ashtu. Fitimtarët nuk sillen si humbës, i qortonte ai bashkëbiseduesit e tij skeptik.
Por, mos u ngatërroni, ju lutem, me dy paraqitje krejt ndryshe të tij. Ky shkrim vë përballë Edit nga debati, ku u dallua për arrogancë, Edin tjetër në një intervistë të shkurtër e cila duhet të jetë bërë përpara apo menjëherë pas debatit, ku ai lë shumë dyshime serioze nëse ishte vetvetja. Aty dukej i brishtë, i lëndueshëm, çapkën madje… Edhe rebel e edhe çapkën! Në fakt, në debat Edi i lavdëroi dhe falënderoi analistët që ishin vetvetja, por sa ishte ai vet, vetvetja?
I pyetur në këtë intervistën 60-sekondëshe, se ku do të shkojë pas kësaj (interviste), ai i (vet)mbështetur për muri në stilin e James Dean, nga “Rebel pa shkak”, e mbase edhe pa e menduar mirë, u përgjigj: “Ku të më çojë Baton Haxhiu”! Kah po e çon, o Baton?
Nuk ka asgjë të keqe që heroi, apo tradhtari i rrëfimit tonë, politikani shqiptar dikur e adhuronte fshehtas Goran Bregoviqin, Emir Kosturicën, dhe Ivo Andriqin, artin e tyre, por mund të i bëhet vërejtje mbase se së voni këtë e tha pa kurrfarë kompleksi edhe publikisht, në Beograd, ku ishte si njeriu i parë i Qeverisë shqiptare. Edhe pse kjo nuk e bënë vetvetiu as hero e as tradhtar, ai me deklaratat e tij i lëndoi kosovarët, e mbase do të duhej edhe votuesit e tij, sepse këta artistë serbë, të famshëm gjithsesi, njihen për anti-shqiptarizmën e tyre.
Ajo që nuk dëgjuam nga Edi ishte se cili në fakt ishte karakteri i vizitës së tij në Beograd: ishte atje si artist apo si politikan? Ishte vizitë private apo publike? Apo ishte publiko-private?
Pyetje po aq me rëndësi për një lexues nga Kosova është se si arriti që në fjalën e tij publike të formojë pa gabime këtë listë të personaliteteve që ai i adhuron, ku të gjithë njihen si antishqiptarë, me bindje dhe angazhime. A kishte menduar Rama politikan se cili ishte mesazhi që po dërgonte te publiku serb duke shprehur adhurim për këto personalitete? Po bënte politikanin evropian, apo…? Po bënte pajtuesin apo mazohistin? Është me rëndësi të kuptohet, për të kuptuar edhe profilin e tij prej politikani: e bëri fjalimin vet apo e mori të gatshëm nga stafi?
Lëre, o portal, do të thoshte Edi. Duket ngushëlluese sidoqoftë, sepse ai e ka gjetur sharjen e tij politike. Ai i ka gjetur mullinjtë e tij të erës. Në intervistën 60-sekondëshe e pyetën se cila është fjala më e ndytë të cilën e përdorë jo publikisht, dhe ai përgjigjet se nuk e thotë dot. Por, e tha, publikisht: “O portal”!
E, në pyetjen se “Ku ke me shku mas këtuhit”, “më i madhi”, kryeministri virtual i Republikës së Shqipërisë, u përgjigj: “Ku të më çojë Baton Haxhiu”.
Sanço Panço ia shërbeu analistët, nën një pllakë gramafoni apo nën një rrotë mulliri me erë, sido që ta ketë menduar skenografi. “Më i madhi” i shihte nga lartë, jo veç në kuptimin fizik të fjalës. Sanço, si dihet u bënë favore politikanëve, e këtë e pranon edhe vet me raste. Madje, në një intervistë tjetër këto ditë pretendon se edhe UÇK-ja në njëfarë forme ishte virtuale dhe produkt i “Kohës Ditore” të asaj kohe kur ai ishte “Shefi” i gazetës. Kur e prodhoi një UÇK, përse të mos e prodhojë edhe një kryeministër digjital, apo virtual, gjithsesi gjithë shqiptar?
“O, nuk thash asgjë, o ju nuk kuptoni asgjë,” po i thoshte kryeministri virtual, gjithëshqiptar, njërit nga debutuesit i cili së paku provoi të refuzonte pozën fodulle të gjithëdijshmit që e kishte marrë ai. Hidhërohej Sanço, më shumë se “i madhi”.
Mos u hidhëroni aman, po ku di ai gjë, o Edi? Ku ai, ku ti? Mbaje pozën ti! Nuk ka parë botën, ky i shkreti. Nuk ka vizë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë