LAJMI I FUNDIT:

Kancelarja gjermane e akuzoi qeverinë siriane për krime kundër njerëzimit

Kancelarja gjermane e akuzoi qeverinë siriane për krime kundër njerëzimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka akuzuar forcat e qeverisë siriane se kanë kryer krime kundër njerëzimit.

“Popullata civile është e uritur, institucionet shëndetësore janë sulmuar, mjekët janë të vdekur dhe spitalet janë shkatërruar”, tha Merkel sot në Berlin dhe ka shtuar se forcat qeveritare nuk i kursyen as kolonat humanitare të Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Ajo tha se këto janë krime të rënda kundër njerëzimit, që nuk mund të neglizhohen.


Kurse, OKB njoftoi se të gjitha palët ndërluftuese në qytetin sirian të Aleppo mund të kenë kryer krime lufte, pasi janë kryer sulme pa dallim mbi vendbanimet civile.