LAJMI I FUNDIT:

Kadaj- Bujupi: Seanca gjyqësore për rastin “Gazi”, farsë e sistemit të klanit Pronto

Kadaj- Bujupi: Seanca gjyqësore për rastin “Gazi”, farsë e sistemit të klanit Pronto

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi po merr pjesë në seancë gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo seancë është një është farsë tjetër e tendencës për krijimin e iluzionit të kinse një shteti ligjor, kurse e kundërta është ky sistem i cili e saboton vetveten kur është në pyetje klani Pronto.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe dy deputetët e tjerë, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, ndërkaq Albin Kurti ka munguar në këtë seancë.


Postimi i plotë i Kadaj- Bujupit:

“Seanca e sotme e thirrur nga grupi gjykues është farsë tjetër e tendencës për krijimin e iluzionit të kinse një shteti ligjor, kurse e kundërta është ky sistem i cili e saboton vetveten kur është në pyetje klani Pronto. Ky pushtet vazhdon përndjekjet politike ndaj aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes VETËVENMDOSJE!, gjashtë prej të cilëve po vazhdon të iu privohet liria me raste të montuara. Në të njëjtën kohë deputetët ftohen në seanca gjyqësore pasi vepruan konform dispozitave kushtetuese dhe mandatit në mbrojtje të Republikës, ashtu siç iu është besuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.”(sic.)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori