LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: Vetëvendosje mund të akuzohet për atentat (Video)

Gecaj: Vetëvendosje mund të akuzohet për atentat (Video)

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express në RTV Dukagjini, ka folur për akuzat e tij ndaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat kanë marrë edhe karakter personal.

Gecaj e ka quajtur Vetëvendosjen lëvizje anarkiste, duke e krahasuar me grupet komuniste të Italisë, të cilat janë quajtur “Brigadat e Kuqe”.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka përdorur të gjitha mjetet e dhunës, duke lënë hapësirë edhe për atentate, nëse vërtetohen akuzat për terrorizëm të anëtarëve të Vetëvendosjes për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.


Sipas Gecajt, nëse vërtetohen akuzat për sulm ndaj Kuvendit, sulmi mund të cilësohet atentat, sepse në Kuvend mund të ketë pasur njerëz duke punuar gjatë natës, që kanë mundur të vdesin nga një sulm i tillë.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa ka përmendur edhe djegien e veturës së gruas së tij, si akt terrorist, për ç’gjë akuzohen militantë të Vetëvendosjes.

I pyetur për ofendimet që ai ia kishte bërë anëtares së VV’së, Donika Kadaj-Bujupit, kur ajo kishte hedhur gaz lotsjellës në kuvend, Gecaj ka thënë se nuk mund të vepronte ndryshe, pasi ajo e kishte quajtur të sëmurë mendor.

“Nëse ju më quani mua të sëmurë psikik, atëherë nuk mund të prisni nga unë që t’ju kreh – është thënie e popullit kjo”, është shprehur Gecaj.

Ai ka folur për shënimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, dhe për kundërshtimin e opozitës për ta ratifikuar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

Gecaj ka thënë se opozita që nga fillimi ka pasur qëllim rrëzimin e Qeverisë, dhe për këtë ka zgjedhur çështje të cilat janë të ndjeshme për popullin e Kosovës.

Gecaj tregon se pas të gjitha hulumtimeve të bëra dhe ekspertëve të angazhuar për përcaktimin e saktë të kufirit me Malin e Zi, ai është i bindur se Kosova nuk humb territor.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa ka shtuar se opozitës nuk i interesojnë interesat shtetërorë, por vetëm ata partiak, dhe se mosratifikimi i Demarkacionit ndikon në liberalizimin e vizave dhe në proceset e tjera që shtyjnë vendin para.

Ai ka përmendur votimet që ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë kohës kur ishte në opozitë për interesa shtetërorë. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive

Lajme
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori