LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Huracan Spyder që lansohet më 2017, më i mirë se Ferrari dhe McLaren (Video)

Lamborghini Huracan Spyder që lansohet më 2017, më i mirë se Ferrari dhe McLaren (Video)

Tashmë dihet se Lamborghini do të sjellë gjatë vitit të ardhshëm modelin Huracan Spyder, dhe të gjithë po presin me padurim të mësojnë detajet e makinës që kushton 262 mijë dollarë.

Mirëpo, tashmë është lansuar një video në të cilën tregohet për shumë veçanti që ka kjo veturë 5.2-litra V10 me 602 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.


Shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h e arrin për 2.8-sekonda, 0-160 kilometra në orë për 5.9-sekonda, kurse shpejtësia maksimale e saj është 323 km/h.

Për dallim nga superveturat tjera që iu hapet tavani me palosje, Huracan Spydet e ka një sistem unik të mbylljes së butë.

Sipas ekspertëve, ky model është shumë më i mirë, se sa rivalët e tij kryesorë Ferrari 448 dhe McLaren 560S.

Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni nga afër se si duket kjo makinë luksoze dhe sportive. /Telegrafi/