LAJMI I FUNDIT:

ISIS po tenton të sjellë civilë në Mosul

ISIS po tenton të sjellë civilë në Mosul

ISIS-i po tenton të dërgojë rreth 25 mijë civilë nga një qytet tjetër për në Mosul dhe se dyshohet se kjo po bëhet me qëllim që ata t’i shfrytëzojë si mburojë njerëzore për të mbrojtur pozicionet e tyre.

Civilët nga Hamam Al Alil, qytet që gjendet afër Mosulit janë hipur në kamionë dhe minibusë në orët e hershme të mëngjesit ka thënë një zëdhënëse e OKB-së, transmeton Reuters.

Duke marrë për bazë raportet nga tereni zëdhënësja e OKB-së, tha se ushtarët e ISIS-it të shtunën kanë vrarë 40 ish anëtarë të forcave irakiane të sigurisë dhe trupat e tyre i kanë hedhur në lumen Tiger. /kp/