LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier

Samsung prezanton Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier

Gear S3 Classic dhe Gear S3 Frontier janë tani të gatshme për para-porositje në ueb faqen zyrtare të Samsung në Britani të madhe. Të dyja modelet e orëve të mençura do të shiten me çmim fillestar prej 349 funtave.

Dërgesat e para të porosive do të arrijnë tek konsumatorët të premten më 11 nëntor. Për të nxitur blerjet, Samsung do të ofrojë edhe një palë dëgjuese Level Active për 1,000 blerësit e parë që kanë rezervuar pajisjen e tyre.

Gear S3 Classic dhe Frontier janë modelet e reja të orëve ‘smart’ nga Samsung të cilat janë shfaqur së fundmi nga kompania.


Këto pajisje kanë një numër tiparesh të reja të cilat dallojnë nga orët analoge që jemi mësuar t’i përdorim.