LAJMI I FUNDIT:

Rama dhe lufta me mediat- një luftë e destinuar për tu humbur

Rama dhe lufta me mediat- një luftë e destinuar për tu humbur

Ilir Ibrahimi

Këtë herë kryeministri Rama goditi nga Tirana, në një të diel kur të gjithë shpresonim të pushojmë nga spektakli që na e solli në Prishtinë në fjalimin që mbajti në KlanKosova të Baton Haxhiut.

Rama edhe pse një piktor i dështuar, një kryetar bashkie i dështuar e po duket se do të na dalë edhe një kryeministër i dështuar,  nuk mund të thuhet se nuk është i zgjuar, taktik, hakmarrës, dhe i paskrupullt me kundërshtarët.


Tani si duket ai ka zgjedhur një taktikë të re, ku si kundërshtarë ka zgjedhur mediat dhe opinionistët.

Kur po i afrohemi vitit të zgjedhjeve në Shqipëri, Rama duket së këtë luftë me mediat do ta bëjë taktikën e tij zgjedhore. Pasi nuk ka se çfarë të tregojë si arritje të tij në qeverisjen trevjeçare të kabinetit të udhëhequr me dorë të hekurt, po duket që ai do të mundohet që fajin të ua lë mediave dhe opinionistëve. Sepse mediat dhe opinionistët do të flasin për dështimet e tij. E sulmi (ndonjëherë) është mbrojtja më e mirë.

Po ku është sot Shqipëria e Edi Ramës?

Në Shqipëri ende ballafaqohemi me politikanë që janë në lista të zeza të SHBA-ve dhe vendeve të tjera.

Në Shqipëri ende ballafaqohemi me një qeverisje të grupeve të interesit.

Në Shqipëri ende kemi një ekonomi e cila më tepër funksionon në informalitet se brenda ligjit.

Shqipëria sipas Freedom House vazhdon të konsiderohet si pjesërisht e lirë ( dhe jo rastësisht qeverisja në këtë raport ka notën më të ulët nga të gjitha kategoritë. Raporti fillon me fjalët se “korrupsioni është mbizotërues dhe se BE ka bërë thirrje vazhdimisht për reforma për ta luftuar atë”)

Rritja ekonomike në Shqipëri prej rreth 3% ( jo më e larta në rajon siç deklaroi ai në spektaklin e KlanKosovës)  me të cilën krenohet kryeministri nuk i përmbush nevojat për të ulur papunësinë dhe për të rritur mirëqenien e qytetarit shqiptar.

Turizmi për të cilin na tha fjalë të mëdha në fushatë mbetet ende në nivele të një kualiteti mediokër. Këtë e shohin çdo vit qindra mijëra kosovarë që e vizitojnë Shqipërinë.

Ka edhe shumë dështime të tjera që mediat dhe opinionistët do të ja përmendin kryeministrit sidomos gjatë vitit zgjedhor.

Këto janë gjëra që shihen.

Nuk do të mund të hidhet hi syve duke sulmuar ata që do t’i përmendin dhe do të shkruajnë për këto dështime.

Rama nuk mund të inskenojë ngjarje që heqin vëmendjen nga to duke ndërmarrë hapa amatoresk se gjoja po na bëhet lider gjithëshqiptar dhe po na pajton me serbët. Kjo tanimë u pa se nuk do ti ecë sepse nuk e ka as mandatin. Gabimet amatoreske duke cituar armiq të shqiptarëve janë një shembull se nuk e ka as kaçikun.

Edi Rama na zhgënjeu dhe për këtë nuk do të na mund të na bind ndryshe. Unë si shumë progresistë në Kosovë e kam përkrahur ardhjen e tij në pushtet. Këtë e kam bërë publikisht në disa shkrime mediale dhe paraqitje televizive. Kam pritur që ai do të sjell një qeverisje ndryshe nga Berisha të cilin e kishte shkelur koha.

Kishim pasur një pritshmëri të madhe e tani edhe dëshpërimi është më i madh.

Para se Rama të bëhet si Berisha, ku të fillojë të mendojë se pushteti i takon me tapi, është mirë që të shoh në pasqyrën që do t’i ofrohet pikë së pari nga media ( siç ishte theksuar shkëlqyeshëm nga lapsi.al) dhe opionistët (siç është parë tanimë nga shumë të tillë) dhe të reflektojë.

Sulmi dhe lufta që po mendon ta fillojë me media dhe opinionistë, nuk do ta bëj Ramën një kryeministër më të mirë e as jetën e shqiptarëve më të begatë. Sigurisht se do të na fus në një rreth ku fitues do të jenë vetëm ata që dëshirojnë të na shohin keq, të mbetur në vend dhe duke u marrë me njëri tjetrin.

Një politikan i përgjegjshëm i shikon gabimet dhe dështimet dhe merr përgjegjësi për to. Mohimi i tyre apo fajësimi për to i dikujt tjetër është shembulli më i keq i një lideri.

Rama pasi nuk na e dha atë luks për të pasur një lider tjetër, tani e ka mundësinë që të na ofrohet si një politikan ndryshe. Një politikan të sinqertë që arrin të pranojë edhe dështimet.

Në trend

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

Magazina
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Kalo në kategori