Edi Rama sot ndryshon shumë nga ai që ishte para tri viteve. Atëbotë nuk pranonte të fliste për tema të nxehta nacionaliste, ai fliste për plane konkrete bashkëpunimi me Kosovës në ekonomi, energjetikë, arsim, kulturë, etj. Në vitin e katërt në pushtet, Edi Rama ka ndërruar diskursin politik, është shndërruar në një politikan arrogant në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ka dështuar në politikën e brendshme dhe realizimin e këtyre synimeve të bashkëpunimit me Kosovën.
Merita kryesore e Ramës në politikë ishte pensionimi i dy gardave të vjetra politike në Shqipëri, atë të Nanos në Partinë Socialiste dhe të Sali Berishës në Partinë Demokratike. Shqiptarët kudo që jetojnë prisnin një frymë liberale të qeverisjes nga një gjeneratë e re që sjell demokraci, përparim të Shqipërisë drejt BE-së, më shumë investime, rritje ekonomike, rend dhe ligj, standard më të mirë jetese për popullatën, shëndetësi pa pagesë (siç kishte premtuar), arsimim cilësor etj.
Ne shqiptarët e Kosovës e kemi ëndërruar dhe e admirojmë ende një Shqipëri të fortë ekonomikisht dhe faktor rajonal i rëndësishëm. Një Shqipëri e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë. Plani i Ramës në fushën e ekonomisë, bashkëpunimit rajonal, inkurajimit të investimeve dhe sektorët social dukej shumë bindës dhe premtues para tri vite e gjysmë.
Si rëndom tek shqiptarët, ndodhi e kundërta. Rama është një model i qeverisjes së keqe. Atë nuk e themi ne, por e thonë statistikat e përgjithshme të Bashkimit Evropian dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare. Me qeverisjen e Ramës Shqipëria ka vendnumëruar në fushën e integrimit evropian.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën, Shqipëria e qeverisur nga Rama është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në Evropën Juglindore. Rama e dështoi projektin e shëndetësisë falas, e kolapsoi sistemin arsimor, i shiti (koncesionojë) 300 milionë euro pasuri shtetërore, i bëri deputetë dhe ministra njerëzit e dënuar në Evropë për vrasje, i detyroi të emigrojnë qindra mijëra shqiptarë për mungesë shprese dhe perspektive, dhe çka është më e keqja e futi Shqipërinë në borxhe deri në fyt.
Futja e një shteti në borxhe do të thotë vrasje e ardhmërisë së gjeneratave që vijnë pas. Ata që vijnë pas Ramës, resurset e tyre do t’i harxhojnë duke i shlyer faturat e borxheve që i ka shkaktuar, por edhe faturat e borxheve të Berishës më përpara. Në vend se të investojnë për të ardhmen e tyre, sikur në Greqi, gjenerata e re në Shqipëri do të shlyej borxhe të vjetra.
Në kohën e Berishës, Shqipëria kishte 63% të produktit të brendshëm bruto (GDP) borxh publik. Sot me Edin- Shqipëria i ka 73% të GDP-së borxh publik. Sipas Bankës Qendrore Evropiane (BQE) një vend që ka borxhin publik mbi 60% të GDP-së është i falimentuar, respektivisht i kolapsuar financiarisht. Pra sipas BQE, Shqipëria sot është shtet i falimentuar financiarisht.
Rritja ekonomike që trumbeton Rama në Shqipëri 3.4% është e bazuar në eksportin e kanabisit, në borxhin publik të shkaktuar nga Rama për 1 miliardë euro dhe në shitjen e aseteve publike.
Këto janë faktet të pamohueshme pse Kosova dhe “patriotizmi” janë në agjendën e Ramës. Në vitin e ardhshëm në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare. Rama nuk mund t’i varë shpresat tek sukseset e tij. Shpresat e Ramës janë të varura tek temat e nxehta nacionaliste dhe tek dobësia e opozitës atje.
(Autori është profesor i ekonomisë)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk