LAJMI I FUNDIT:

KLD-ja e shkarkon gjyqtarin për aferën seksuale

KLD-ja e shkarkon gjyqtarin për aferën seksuale

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme ka shkarkuar kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, i cili u denoncua nga një qytetare se i kërkoi favore seksuale.

Gjithashtu, KLD-ja miratoi dhe fillimin e inspektimit për gjyqtaren dhe inspektoren që përmenden në regjistrimin audio.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, reagoi ashpër pas publikimit të videos në një emision investigativ. Manjani i kërkoi KLD-së shkarkimin e tij. Prokurorisë nisjen e procedimit penal dhe lajmëroi nisjen e procedimit disiplinor nga Ministria e Drejtësisë.


Një deklaratë ku është distancuar nga ky akti i Guximtar Boçit ka bërë edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe i kërkon organit të akuzës të veprojë për të zbardhur ngjarjen.

Një mesazh ka dërguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku shkruan se reforma në drejtësi do na çlirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë. /Top Channel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori