LAJMI I FUNDIT:

“AUTO EXPO 2016“ me 25 brendet kryesore të veturave të reja

“AUTO EXPO 2016“ me 25 brendet kryesore të veturave të reja

Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR) ka njoftuar se sot nga ora 17:00 do ta hapë ekspozimin më të madh të veturave të reja që është bërë ndonjëherë në Kosovë – ”AUTO EXPO 2016”.

Në këtë ngjarje, do të ekspozohen rreth 25 brendet më të njohura botërore të veturave, duke filluar prej modeleve me çmimet më të favorshme, e deri tek ato që i përmbushin të gjitha kërkesat e adhuruesve të veturave më të reja në tregun botëror, të cilat tashmë janë edhe në tregun tonë.

Hapja zyrtare e “AUTO EXPO 2016” hapet te Çarshia, në lagjen Marigona Residence (magjistrala Prishtinë – Ferizaj), ndërsa ekspozimi i të gjitha veturave të reja do të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën (29 dhe 30 tetor), prej ora 10:00 deri në ora 20:00 në mbrëmje.

Në Auto Expo, të gjitha kompanitë importuese të veturave të reja do t’i prezantojnë veturat më të reja, karakteristikat e veturave, çmimet e tyre, opsionet për pagesë, garancionet disa-vjeçare me të cilat ato ofrohen për blerësit potencial, kursimin e shpenzimeve me derivate, modelet e reja hibride të cilat e mbrojnë ambientin, kostot më të ulëta për blerjen e veturave të reja me 0% doganë, si dhe të gjitha aksesorët tjerë të cilët vijnë me këto modele të reja me kilometrazhë zero.

“Me eliminimin e kostos për doganë, në tregun tonë asnjëherë më parë nuk ka pasur mundësi më të volitshme për blerjen e një veture të re, ndërsa në AUTO EXPO ne e kemi bërë të mundur që blerësit të shohin nga afër të gjitha modelet e 25 prodhuesve botëror të veturave, t’i mësojnë çmimet e secilit model, si dhe dobitë e shumta që vijnë me çdo model të një veture të re – duke filluar nga siguria në trafik, garancioni, mundësia e pagesave me këste pa kamatë dhe shumëçka tjetër. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të vijnë në Auto Expo dhe ta shijojnë këtë eskperiencë unike e cila është organizuar nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja” thuhet në deklaratën e përbashkët të SHIAR.

Adhuruesit e veturave të reja mund të provojnë dhe krahasojnë modelet e ndryshme të veturave nga prodhues të ndryshëm botëror, si dhe t’i krahasojnë karakteristikat dhe performancat e secilit model ndaras, në një vend të vetëm, përgjatë dy ditëve të plota të kësaj fundjave.

Arritja për në AUTO EXPO në Çarshia, lagjen Marigona mundësohet edhe me autobusë.

Lista e prodhuesve që do t’i ekspozojnë veturat e tyre:
Alfa Romeo
Audi
Citroen
Dacia
Renault
Nissan
Peugeot
Fiat
Ford
Hyundai
Infiniti
Jaguar
Jeep
KIA
Land Rover
Lexus
Mercedes Benz
Mitsubishi
Porsche
Seat
Skoda
Suzuki
Toyota
Volvo
Volkswagen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë

Ekonomi
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kalo në kategori