Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka theksuar se kur para trembëdhjetë viteve kërkonte drejtësi në Kosovë, isha goxha i vetmuar dhe jo vetëm i vetmuar. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, i cili shkruan se për t’u njoftuar më shumë për këtë, shkrimet mund të gjenden në librin e tij.
Shkrimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Kur para trembedhjete viteve kerkoja drejtesi ne Kosove, isha goxha i vetmuar dhe jo vetem i vetmuar?! Me shume, cdo i interesuar per t’u njofuar me detalisht, mund te gjindet ne librin tim: Nje lufte ndryshe per Kosoven, botim i “Buzukut”, Prishtine – 2007.
QEVERIA E KOSOVËS MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE, MINISTRI – Jakup Krasniqi
Prishtinë, më 29.07.2003
Për: Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së z. K. Anan, Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian, SD e SHBA-ve,
CC: Përfaqësive Diplomatike në Prishtinë, Kryeministrit të Kosovës, Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe mjeteve të informimit publik.
Lënda: Informacion mbi disa mangësi të Administratës se UNMIK-ut në Kosovë në periudhën katër vjeçare
Drejtësia
1. Mangësi në krijimin e Sistemit të Drejtësisë të papolitizuar dhe efikas. I tërë sistemi i Drejtësisë në Kosovën e pas luftës çlirimtare është ngritur mbi bazën e një politike anakronike të mbështetur në sistemin e “Drejtësisë” serbe të para luftës çlirimtare. Dihet se ky sistem përbëhet nga katër shtylla.
a) Hetuesia
Hetuesia është një segment i rëndësishëm i Gjyqësisë. Hetuesia në të kaluarën është udhëhequr nga SHIS (UDB-eja). Ky ka qenë segmenti më i kriminalizuar që me dekada ka “vra e kthjellë” në Kosovën e pushtuar. Pas luftës çlirimtare (UDB-a e KOS-i [ Kontra Obeveshtajna Sluzhba]), strukturat e tyre të organizuara në Kosovë, jo vetëm që nuk janë ndjekur, por janë rigrupuar dhe riorganizuar në forma të reja. Këto struktura të riorganizuara udhëheqin jo vetëm me policinë hetimore të UNMIK-ut në Kosovë. Gjuha më e preferuar e hetuesve që as sot nuk kanë ndryshuar kanë qenë: grushtet, shuplakat (flakareshat), shkopit e drurit e të gomës, elektroshoku, mundimet e ndryshme fizike e psikike, mashtrimet, shpërblimet prej më të ndryshmeve, presionet për të dëshmuar rrejshëm dhe format tjera të devalvimit të personalitetit të njeriut. Shumicën e tyre i shohim e dëgjojmë se po përdoren edhe sot në kohën e sundimit të UNMI K-ut. Boshnjaket e kanë pasur një shprehje: “Kadia të tuzhi, Kadia të sudi”.
b) Prokuroria
Prokuroria është segmenti i dytë mjaft i rëndësishëm i Gjyqësisë. Prokuroria në të kaluarën ka qenë shumë e lidhur me dy segmentet e policisë sekrete serbe e jugosllave (UDB-en dhe KOS-in). Edhe Prokuroria si Hetuesia e UNMIK-ut është ngritur mbi themelin e asaj të pushtuesit. Ishte e politizuar dhe në shërbim të politikës kriminale serbe. Ishte segment e vegël e fuqishme e dhunës dhe e terrorit serb në Kosovë. E tillë është edhe sot. Dëshmi për ketë janë: pistat e ndjekjes (vetëm ndaj çlirimtarëve) dhe dështimet e shumta në gjyqësi. Pjesëtarët e policisë sekrete serbe jo vetëm që nuk janë ndjekur nga askush pas luftës çlirimtare, kundër tyre nuk është udhëhequr as edhe një gjyq, përkundrazi, ata janë burim i sigurt për krijimin (vazhdimin) e Dosjeve dhe konstruktimin e akuzave të rrejshme kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
c) Mbrojtja
Edhe mbrojtja në të kaluarën ishte në shërbim të politikës që bënte pushteti i huaj në Kosovë. Ishte hallkë e fuqishme e gjyqësisë serbe. As mbrojtja pas luftës çlirimtare nuk ka bërë ndonjë kthesë serioze edhe pse nuk është e tëra për tu sharë. Avokatet e rinj janë të papërvojë dhe me vështirësi dalin nga tutela e më të moshuarve. Dëshira për para, të ndonjëri mentaliteti i vjetër i bën të pafuqishëm para pushtetmbajtësve me fuqi mesjetare. Tradicionalisht avokatët kosovarë kanë qenë frikacakë. Nuk kanë ndonjë përgatitje profesionale për sistemin e “ri” të mbrojtjes. Administrata e UNMIK-ut, këtij segmenti të pavarur të Drejtësisë kosovare nuk i ka krijuar hapësirë të mjaftueshme të veprimit, nuk i ka afruar informacionin e domosdoshëm për të bërë mbrojtje të suksesshme të klientëve të tyre në gjyqet e montuara politike, përkundrazi i kanë penguar në forma të ndryshme të presionit e të shantazhit.
d) Gjyqësia
Gjyqësia vazhdon të jetë segmenti më i politizuar i Drejtësisë se UNMIK-ut në Kosovë. Në Gjyqësi, UNMIK-u as pas katër viteve nuk ka arritur të krijojë autoritet vendor. Gjyqet politike udhëhiqen nga të huajt që nuk shquhen as në aspektin profesional a intelektual, me vete nuk sjellin ndonjë praktikë të përparuar e demokratike. Në gjyqin e fundit të zhvilluar në Prishtinë nuk pati transparencë. Mjetet e informimit publik u penguan ta njoftonin opinionin se çka po ndodhte në seancat gjyqësore. Gjykatësit vendor vazhdojnë me mentalitetin e vjetër. Gjykatësit e huaj udhëhiqen nga Dosjet e mbetura të UDB-ës. Gjyqet e zhvilluara deri me tani tregojnë falsitetin, mjerimin dhe dështimin e drejtësisë se UNMIK-ut dhe pa perspektivën e asaj kosovare. Njerëzit po vazhdojnë të bien viktima të padrejtësisë që po udhëhiqet në gjykatoret e UNMIK-ut në Kosovë. Gjyqet janë në shërbim të një politike që tradicionalisht ka qenë kundà «r shqiptarëve, pra gjyqet nuk janë duke u udhëhequr nga parimet e drejtësisë. Qëllim i gjykatave nuk është drejtësia, është politika eliminatore e socialshovinistëve serb të udhëhequr nga Tito e Rankoviqi e të vazhduar nga Millosheviqi. Fatkeqësisht, drejtësia po goditet për vdekje përsëri në Kosovë, tani nga gjyqësia ndërkombëtare. Kush duhet ta shpëtojë drejtësinë në Kosovë?! A mund këtë të bëjë drejtuesi i Shtyllës së I të UNMIK-ut? Kurrë! Kurrë! Kurrë!
Nëse tërheqim një paralele mes gjyqeve të organizuara në Kosovë në vitet e 80-ta nga FJ e Serbia dhe këtyre të UNMIK-ut sot, këto të fundit janë më të konstruktuara e të montuara se sa ato të para luftës çlirimtare. Atëherë ishim të vetëdijshëm se po e shkelnim me vetëdije një rend kushtetues të padrejtë, një rend politiko-shoqëror të padrejtë e të bërë gogol edhe për fëmijët në djep, po e luftonim një shtet okupator, që kishim vendosur ta kundërshtonim e luftonim me të gjitha mjetet dhe më në fund e realizuam të drejtën tonë të ligjshme dhe të natyrshme. Tani jemi sinqerisht dhe tërësisht të angazhuar për të ndërtuar një shtet të pavarur, demokratik dhe të sigurt për gjithë qytetarët e saj. Edhe ky qëllim e synim fisnik yni po e pengon dike?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dëmtohet xhami i dritares të një zyre të Inspektoratit komunal në Prizren nga një plumb qorr, rasti po hetohet
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!