Muajin e ardhshëm, gjegjësisht në nëntor, në Gjykatën Penale të Shkupit janë caktuar të mbahen seancat e proceseve gjyqësore që shkaktojnë interesin më të madh të opinionit, mes të cilave gjykimi “Puç”, ngjarjet në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013-të dhe “Lagjen e Trimave”, etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pothuajse të gjitha gjykimet janë për raste që kanë lidhje direkte apo indirekt me bisedat e përgjuara, protestat dhe krizën politike në vend. Në mesin e të akuzuarve janë krerët e dy partive më të mëdha ndërsa akuzat ndaj tyre i përfaqëson PSP, që duhet të debutoj në gjykatë.
1 nëntor – Duhet të mbahet seanca për rastin “Puç”, ku në mesin e të akuzuarve është ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ky rast është në kompetencën e PSP-së. Si dëshmitar i vetëm në rastin “Puç” është lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski (Ndryshe, sipas marrëveshjes mes PSP dhe gjykatës, përderisa seanca gjyqësore nuk mbahet më 1 nëntor, më 3 nëntor do të jetë e radhës, e nëse edhe në këtë rast anulohet, data e ardhshme do të jetë më 7 nëntor).
3 nëntor – Vazhdon gjykimi i rastit “Lagjja e Trimave”, gjegjësisht për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në vitin e kaluar.
10 nëntor – Gjykimi ndaj gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski. Ai ngarkohet për bashkëpjesëmarrje në krim, spiunim dhe shantazh.
14 nëntor– Gjykimi i aktivistit Pavle Bogoevski, ku akuzohet se gjatë protestave të “Revolucionit Laraman” ka dëmtuar objektin e Ministrisë së kulturës.
21 nëntor– Është caktuar fillimi i gjykimit për rastin e quajtur “Shuplakat në Komunën Qendër”. I akuzuari i parë në këtë rast është kreu i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit, Mile Janakieski, të cilët ngarkohen për nxitjen e dhunës së organizuar para komunës Qendër në vitin 2013.
22 nëntor– Duhet të mbahet seanca për rastin “Mitëmarrje” ku ngarkohet kreu i LSDM-së, Zoran Zaev për dhënie ryshfeti prej 924 euro nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikolov- Saçevaliev për privatizim të tokës shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025