LAJMI I FUNDIT:

Ish-pjesëtari kosovar i ISIS-it rrëfen historinë e tij të shkuarjes në Siri

Ish-pjesëtari kosovar i ISIS-it rrëfen historinë e tij të shkuarjes në Siri

Liridon Kabashi ka rrëfyer historinë e tij, se si u bind që për tre muaj të shkojë në Siri, bashkë me disa shokë të tij

Ai tha se ishte periudhë kur ishte në depresion pasi i kishte vdekur nëna, dhe ishte i bindur se rrugëtimi i tij ishte për të ndihmuar njerëzit, siç kishin ndihmuar të huajt në Kosovë, gjatë luftës, transmeton Express.


“Jam nisur në Siri bashkë me dy shokët e mi. I bindur se isha në rrugë të drejtë. Para pak ditësh me kishte vdekur nëna, dhe kjo ishte një arsye shtesë”, tregoi ai duke folur në konferencën ndërkombëtare mbi luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Ai tregoi se kur mbërriti atje pa se aty ishte një ideologji vrastare, dhe betohet se nuk i mori jetën askujt.

“Faleminderit Allah që më mbrojte”, falënderoi ai Zotin derisa fliste i emocionuar për përvojën e tij, duke u zotuar se është i gatshëm të kontribuojë në deradikalizimin e të tjerëve.

Ai bëri thirrje që të mos fajësohen myslimanët për gabimet e besimtarëve, ashtu siç të mos fajësohet i gjithë kombi për gabimin e disa shqiptarëve. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori