LAJMI I FUNDIT:

Microsoft debuton me Surface Studio PC (Video)

Microsoft debuton me Surface Studio PC (Video)

Microsoft e ka lansuar modelin e parë të kompjuterit të parë personal, Microsoft Surface Studio PC dhe krejt çka duhet thënë për këtë model është se i njëjti është asgjë më pak sesa mbresëlënes në shumë aspekte.

Microsoft Surface Studio PC sjell ekranin me 28 inç në rezolucionin masiv 4500 x 3000 piksel, ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes procesorëve të Intel Core i5 dhe Core i7.


Kompania ka ofruar edhe një zgjedhje të RAM memories prej 8GB në 32 GB dhe një zgjedhje të grafikës NVIDIA të cilat përfshijnë GeForce GTX 980M dhe çmimi i PC-së fillon prej 2,999 dollarëve.

Por për këtë kompjuter personal fjalët janë të tepërta, prandaj shikojeni videon.