Një nga artistët më rebelë dhe të drejtpërdrejtë të skenës muzikore shqiptare, Gerald Xhari, i njohur me emrin Big Basta, njihet për stilin e veçantë dhe unik në tekstet dhe muzikën që ai krijon.
Shumë e njohin Big Basta-n si kantautor, por pak e dinë që krahas dashurisë së tij për muzikën, e kryesisht rrymën hip-hop, ai ka qenë i dhënë që në fëmijëri pas radios.
Fillimet e tij ai i kujton me nostalgji, që në kontaktin e tij të parë me magnetofonin me dy kaseta, për të vijuar më pas me emisione radiofonike, e deri tek drejtimi i radios MCN, e cila është e specializuar vetëm në rrymën hip-hop. Në këtë rrëfim për Bordo, Big Basta rrëfen pasionin e tij për radion dhe muzikën, si ka nisur çdo gjë për të, punën e tij si kantautor si dhe dashurinë e tij më të madhe: djalin Lian.
E mbani mend herën e parë në radio?
Karriera ime në radio ka nisur që në vilin2009-201o, dhe pasioni im si gjithmonë ka qenë hip-hop-i, të cilin e studioj me literaturë, me gjithçka të mundshme. Hera e parë e imja në radio ka qenë gjithë emocion. Duke qenë se kam patur një emision hip-hop, kam qenë shumë i përgatitur dhe kjo më bënte të ndjehesha shumë i sigurt. Megjithatë, përveç herës së parë në radio që kam dalë ‘on air’, unë fëmijë me atë magnetofonin e kohës me dy kaseta, dëgjoja me njërën anë muzikë dhe me tjetrën regjistroja zërin tim, kështu që emisionet e para i kam realizuar që në shtëpi (qesh). Kjo do të thotë se që i vogël e kam patur atë ndjenjën për të prezantuar emisione.
Si e keni nisur karrierën tuaj kryesisht në radio? Kush kanë qenë pasionet dhe influencat tuaja?
Karriera ime në radio ka nisur që në vitin 2009-2010, dhe pasioni im si gjithmonë ka qenë hip-hop-i, të cilin e studioj me literature, me gjithçka të mundshme. Emisioni i parë në radio ka qenë ai me emrin “Base”, i cili jepte informacionet dhe këngët më të fundit hip-pop të atëhershme, që të them të vërtetën kanë qenë edhe shumë më të bukura se sa këngët e tanishme.
Përveç pasionit dhe dëshirës që ju përmendët, kush ka qenë momenti më vendimtar që ju keni vendosur t’i futeni rrugës së artit?
S’kam patur momente vendimtare, me thënë të drejtën. Unë fakultetin e kam mbaruar për sociologji dhe nuk e kam menduar ndonjëherë se do i futem rrugës së artit. Hera e parë që shkova në studio për të regjistruar një këngë ka qenë shumë e rastësishme. Ishin dy miqtë e mi të cilët kishin formuar një grup rep-i dhe një anëtar i grupit ju iku dhe meqenëse unë isha fans i zjarrtë i 2pac-ut, aq sa në shkollën ‘Sami Frashri’ më njihnin me emrin 2Pac, ata menduan se unë duhet të dija të bëja rep mirë, unë ju thash ‘se di do e provoj’, edhe ajo ishte hera e parë në studio. U futa, më pëlqeu, ishte shumë e bukur dhe kuptova që ja vlente të bëje këngë sërish. E njëjta gjë edhe për radion. Thjeshte shikoj jetën si sfidë. Më pëlqen të jem para ekranit, para mikrofonit, para kamerave, mendoj se atë punë mund ta bëj më mirë sesa punët e tjera, pasi kam bërë edhe punë të tjera.
Është e vështirë për ju të drejtoni një radio specifike të hip-pop-it, jo komerciale? Çfarë qëllimi keni? Të prekni një target grup të caktuar apo të edukoni përmes hip-pop-it?
E mira e radios edhe e medieve është se kemi ‘telekomandën’ edhe ti mund ta çosh ku të duash. MCN ishte dhe është një mision i vështirë po aq sa i suksesshëm, sepse në rastin konkret nuk ka asnjë njeri të ma kundërshtojë faktin se pas muzikës popullore, hip-popi është rryma më e pëlqyer për shqiptarët. Kështu që automatikisht unë target grupin e kam të përcaktuar. Jam dakord që kanë vështirësitë e veta si për emisionet ashtu edhe për prezantuesit, iu desh pak kohë që të konsolidoheshin me kulturën e hip-pop-it sepse nuk mundemi të bëjmë thjesht emisionet sociale duke mos ditur të paktën bazën e kësaj rryme dhe të asaj kënge që po prezantojmë. Ky është një lloj edukimi që bëhet për tregun. Kemi akoma hapa për të hedhur dhe unë jam shumë koshient për këtë lloj gjëje, por jam në rrugën e duhur sepse e di që kemi filluar edhe show të atilla ku promovojmë talente të reja dhe kjo është një pikë kyçe për ecurinë, për mbarëvajtjen dhe për dëgjuesit e kësaj radio, të cilët të jenë të sigurt se kjo është e vetmja radio në hallkan e cila transmeton 24/7 muzikën ‘e zezë’ dhe jo vetëm hip-pop. Sepse ne kemi dance hall, regge, rep, shqip hop, gjithëpërfshirëse. Kështu që për pjesën e kufizimit ndaj rrymave të tjera, mund të them se nuk ka ngelur rrymë, e cila nuk është implikuar me hip-popin, ndaj mund të themi që pa problem mund të transmetojmë edhe Jennifer Lopez në bashkëpunim me ndonjë DJ të famshëm.
Ndjesia baba…Çfarë ka ndryshuar tek ju?
Ka ndryshuar fakti që kam mbas vetes një shok të ngushtë me pampers dhe një person që më ngjan, ka veset e mia dhe të bashkëshortes time. Fle gjumë me zërin tim, edhe pse e kam kaq të trashë dhe është komplet krijesa jote. Është ndjenjë shumë e pashpjegueshme. Nuk e marr me çështjen e besimit, se si e transmetojnë besimet fetare, unë po them vetëm diçka, është sfidë e madhe, por nga krahu tjetër është ndjesia më e madhe dhe për herë të parë kam gjetur shokun e ngushtë, të cilin e kam gjithë jetën.
Duke qenë se të dy jeni të fushës së artit, edhe ti edhe bashkëshortja jote, si e ndani kohën? Për shembull kur ai qan natën, zgjohesh edhe ti?
Unë jam i zënë me punë gjatë ditës në MCN radio dhe gjithashtu në studion 042 zonë kaloj pjesën tjetër të ditës. U bë një kohë e gjatë që më duhet të rri zgjuar deri në 4 të mëngjesit edhe pse në orën 10 duhet të jem në punë sërish, kështu që ndërkohë që punoj merrem edhe me djalin. Vesa e mban gjithë ditës, sepse i është përkushtuar 100% vetëm djalit, ka të drejtë të fle deri në 4 të mëngjesit (qesh)!
Keni krijuar ndonjë këngë apo melodi për djalin?
Jo, nuk kam krijuar akoma asnjë melodi për djalin, por në rast se do që të luaj atë rolin e artistëve bohemianë, mund të them që çdo melodi që e krijoj, e krijoj për djalin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët