LAJMI I FUNDIT:

“LDK-ja po e pret Gjykatën Speciale”

“LDK-ja po e pret Gjykatën Speciale”

Opinionisti Ilir Mirena, ka thënë se Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, dhe se kjo parti po pret të funksionalizohet Gjykata Speciale, e cila, sipas Mirenës, do të prekte elementë brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK-ja ka rënie të madhe, për shkak të tradhtisë që i kanë bërë elektoratit dhe tradhtisë që i ka bërë VLAN-it. Prandaj ata kanë shpresa në Gjykatën Speciale dhe mungesa e emrave të komandantëve të PDK-së. Kjo është shpresa e LDK-së”, ka thënë Mirena, njofton Klan Kosova.


Ai beson se nëse tani shkohet në zgjedhje, partia që do përfitonte më shumë është PDK-ja.

“Në këtë situatë zgjedhjet më së shumti do t’i konvenonin PDK-së”, ka thënë Mirena, duke shtuar se kjo parti e ka hetuar që kanë filluar t’i bijën numrat, ndaj ideja brenda PDK-së është që “sa më shumë që shtyhet kjo situatë e përkeqësuar do të reflektonte në rënie të mëtejme”.