LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet “Let’s Do It Kosova”, vetëm këtë javë 6 aksione pastrimi

Rikthehet “Let’s Do It Kosova”, vetëm këtë javë 6 aksione pastrimi

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova” u është rikthyer aksioneve për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e një ambienti të pastër, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Komuna e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Istogut do të jenë lokacionet, në të cilat do të vazhdojnë aksionet e kësaj jave. Aksionet do të fillojnë nesër (e martë, 25 tetor), me ç’rast në Komunën e Mitrovicës do të pastrohen dy lokacione.


Fillimisht, do të pastrohet deponia në hyrje të Mitrovicës (afër varrezave të komunitetit serbë), duke filluar nga ora 10:00, për të vazhduar më pastaj, me deponinë tek lokacioni i ashtuquajtur “Parku i Solanes”, aksion I cili do të fillojë në orën 12:00.

“Aksioni i radhës do të organizohet menjëherë ditën e nesërme (e mërkurë, 26 tetor 2016) në Komunën e Vushtrrisë. Ndërsa, aksione do të ketë edhe të enjten (27 tetor) në Skenderaj, për të vazhduar pastaj edhe të premten, më 28 tetor në Komunën e Istogut, ku do të pastrohen dy deponi ilegale të mbeturinave.

Por, këto nuk do të jenë aksionet e vetme, pasi “Let’s Do It Kosova” gjatë javëve në vazhdim do të organizojë aksione pastrimi, të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes për përgjegjësitë që kanë si qytetarët, ashtu edhe institucionet, në ruajtjen e ambientit.

Të gjithë këto aksione, do të organizohen në bashkëpunim me ndërmarrjet e pastrimit “Uniteti” dhe “Ambienti”, ndërsa presim konfirmime për ndihmë, edhe nga ndërmarrjet e tjera private, të cilat posedojnë makineri”, thuhet në njoftimin për media.

Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, u bën thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori