LAJMI I FUNDIT:

Orban akuzon Evropën për “sovjetizim”

Orban akuzon Evropën për “sovjetizim”

Në përvjetorin e kryengritjes antikomuniste të vitit 1956, kryeministri i djathtë hungarez Victor Orban deklaroi se vendi i tij duhet t’i kundërvihet sovjetizimit të Evropës e të mbrojë kufijtë nga emigracioni masiv.

Kritiku i Bashkimit Evropian dhe kundërshtari i orëve të para të vërshimit të refugjatëve në kontinentin e vjetër, këmbëngul se liria në Evropë e varet nga vet kombet dhe nga traditat e krishtera.

“Ne nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, blloku evropian të transformohet në një perandori të kohëve moderne. Ne i nuk duam ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ në vend të aleancës së vendeve të lira. Duhet ta shpëtojmë Brukselin nga sovjetizimi, nga njerëz që duan të na tregojnë sesi të jetojmë në vendet tona”, tha Victor Orban, kryeministër i Hungarisë.


Një pjesë e turmës përpara së cilës po fliste e brohoriti, por pati dhe mbështetës të opozitës që e fishkëllyen. Nuk vonoi shumë dhe përkrahës e kundërshtarë të shefit të ekzekutivit përfunduan duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Ashtu si në disa vende të tjera të Evropës Lindore, Hungaria i kundërvihet politikës së sistemimit të emigrantëve kryesisht myslimanë, që mbërritën vitin e kaluar në Evropë në kërkim të azilit. Orbani është vënë në krye të rezistencës ndaj qëndrimit të Angela Merkelit për ndarjen e barrës së refugjatëve mes vendeve anëtare.

Përgjigjja e tij ndaj fluksit të të ardhurve ishte mbyllja e kufijve jugore të Hungarisë me tela me gjemba e dislokimi i mijëra policëve dhe ushtarëve.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Kalo në kategori