Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Kosovën, në vizitën e fundit në Beograd, nxiti diskutime jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe zyrtarëve të institucioneve të vendit, se ai nuk mund të flas për Kosovën, përderisa kjo e fundit është shtet dhe ka përfaqësuesit e saj.
Se a ishin të drejta këto qëndrime, deputeti socialist dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, në një intervistë për KosovaPress është shprehur se ka pasur tejkalim, por nuk duhet të ngrihet në nivelin për të krijuar vakum midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas Majkos, do të mjaftonte një vizitë urgjente në Tiranë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që të mund të zgjidhej kjo çështje, duke mos u bërë konsumues të deklaratave, që shumë analistë i marrin dhe i kthejnë në doktrina për të krijuar dallime midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Majko ka vlerësuar se ka ekzistuar mos informimi mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës se çfarë do të diskutohet në Beograd, e që sipas tij ky është problemi esencial.
E nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinuara, Majko theksoi që sërish do jemi përballë një historie të tillë.
Për këtë ai tha se vlerëson ndjeshmërinë e Prishtinës, e që Shqipëria duhet të iu shpjegoj të gjitha institucioneve të Kosovës se çfarë ka ndodhur.
“Si qytetar i Kosovës e vlerësoj shumë ndjeshmërinë e Prishtinës dhe në këtë drejtim mendoj se Shqipërisë i nevojitet një punë shumë specifike edhe nga ana njerëzore për t’i shpjeguar të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës atë çfarë ka ndodhur”, tha Majko.
Tejkalimi i deklaratave të Ramës në Beograd, sipas Majkos duhet të përdoret si një mësim për të ardhmen, duke shtuar se Kosova është shtet, ka një elitë shtetërore, e cila duhet respektuar.
Ish kryeministri shqiptar vlerëson se Kosova dhe Shqipëria janë vëllezër dhe nuk ka gardh për t’i ndarë, por duhet kuptuar që kanë historinë e dy vëllezërve që kanë shtëpitë e veta.
“Dhe duhet bërë një mësim për ata që do të vijnë më pas. Ka një mënyrë të pa mësuari edhe për një pjesë të elitës politike në Shqipëri që e mendon ende Kosovën edhe shtet edhe jo shtet. Kosova është shtet, ka një elitë shtetërore e cila duhet respektuar nga fillimi deri në fund sikur që respekton një shtet të cilin nuk e ke fqinj pavarësisht që jemi vëllezër”, ka shtuar më tej Majko.
Megjithatë, Majko ka theksuar se nëse preket sovranitetit i Kosovës, Shqipëria implikohet në konflikt me cilindo.
“Ne mund të mos jemi lojtar global, por ne mbetemi vendi i cili nëse preket sovraniteti i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatikisht në konfliktin me cilindo”, ka thënë Majko.
Veç tjerash deputeti socialist ka shtuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë politika të përbashkëta.
Ai theksoi se kryeministrat e ministrat shqiptarë e kanë të nevojshëm të bëjnë takime të përbashkëta në qendra të tilla si ajo në Bruksel, e që askush nuk do të mund të akuzonte se po bëhet Shqipëria e Madhe.
“Nuk do të mund ta imagjinoja se si do funksiononte turizmi shqiptar pa shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë. Nisur nga këto ne kemi shumë elemente të cilat duhet të diskutojmë dhe duhet të ndërtojmë politika të përbashkëta sepse jemi shqiptar, në dy shtete të ndryshme”.
E lidhur me diskutimet, “kosovar apo shqiptar”, Majko është shprehur se shqiptaret e kanë provuar mjaftueshëm njëri tjetrin në momente të vështira, dhe pikërisht në këto momente, shqiptarët duhet të jenë bashkë, dhe nuk kanë asnjë arsyeje në botë për të mos qenë bashkë.
“Diskutojmë elemente, probleme të cilat më shumë se që janë krijuar nga politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës janë pjesë e një strategjie e cila përgjithësisht vjen nga Beogradi e cila përpiqet t’i thotë ndërkombëtareve, Brukselit që marrëdhënia e tyre me shqiptarët është në Tiranë dhe jo në Prishtinë”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A