Kosova, shteti më i ri në Evropë, i cili ka shpëtuar 17 vjet më parë nga SHBA-të dhe ndërkohë fitoi pavarësinë e saj nga Serbia, tash disa vjet po ballafaqohet me luftën ndaj ekstremizmit fetar.
Por, ishin ndërkombëtarët ata të cilët që nga 1999 në Kosovë injoruan shtrirjen e Islamit Radikal nga lindja në Kosovë, derisa Qeveria në vitin 2014 mbylli organizata të dyshimta, arrestoi imam dhe kaloi ligjin për ndëshkimin e pjesëmarrësve në luftërat e huaja. Kështu raporton gazetarja Sylvia Poggioli nga SHBA-të, korrespodente për Evropë për radion kombëtare publike në SHBA “NPR”.
“Kosova është përshkruar zakonisht si një komb i moderuar, me shumicë myslimane, ekstremistët islamikë nga Lindja e Mesme shfrytëzuan avantazhin e periudhës së tranzicionit këtu, kur Kosova ende nuk ka pasur institucione të forta shtetërore për të influencuar të rinjtë”, raporton Poggioli.
Ajo në raportin e saj citon kryeredaktoren e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, e cila deklaroi se, të rinjtë nga Kosova nuk vendosën brenda natës të shkojnë në Siri.
“Pas luftës, shuma të mëdha të hollash erdhën edhe nga vendet arabe, shumë prej tyre ofronin kurse falas të gjuhës angleze dhe kompjuterike për fëmijë duke kërkuar në kthim të mësojnë për fe. Pra, këta të rinj nuk vendosën brenda natës për të shkuar në Siri. Një numër prej tyre u rritën pas luftës në këtë ideologji të re që erdhi nga Arabia Saudite në një shoqëri komplet sekulare”, ka thënë Xharra. Poggioli, përmend se pas luftës së vitit 1999, Kosova ishte kryesisht nën mbikëqyrjen e OKB-së dhe BE-së.
“Kështu që ndërkombëtarët gjithashtu injoruan këtë ndikim në rritje të Islamit radikal. Kur filluan të shfaqeshin video incizimet në mediat sociale në vitin 2012 që shfaqnin të rinjtë kosovarë duke luftuar së bashku me ISIS-in, duke kryer ekzekutime dhe prerje kokash, atëherë autoritetet e reja të Kosovës morën masa të rrepta”, raporton Pollioli, për të shtuar se Ligji për Pjesëmarrje në Luftëra të Huaja u miratua, dhjetëra shoqata bamirëse nga Lindja e Mesme u mbyllën.
Disa imamë radikalë që u bënë thirrje të rinjve të luftonin në Siri janë futur në burg.
Ajo citon Fatos Makollin, Udhëheqësin e zyrës kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës, për numrin total prej 316 kosovarëve që iu bashkuan Shtetit Islamik. Ndërkohë që citon gazetaren Xharra tek thotë se Kosova çfarë duhet të bëjë tutje është të mbajë fenë larg nga institucionet shtetërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova