LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kërkon nga kryeministri Mustrafa të marrë masa ndaj Stojanoviqit

Tahiri kërkon nga kryeministri Mustrafa të marrë masa ndaj Stojanoviqit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, pasi ka shkuar në Bruksel pa lejen e Qeverisë së Kosovës për të negociuar për Ligjin e Trepçës.

Tahiri ka thënë se për këtë Qeveria e Kosovës, në këtë rast kryeministri Mustafa, duhet të marr masa ndaj zëvendëskryeministrit Stojanoviq.

“Edhe unë kam kuptuar nga mediat për këto veprime që po i bën jo vetëm zëvendëskryeministri i Kosovës Stojanoviq, por edhe dy ministra. Mendoj që e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës sepse ata kur janë zgjedhur ministra e kanë dhënë betimin si të gjithë qeveria pranë Kuvendit të Kosovës e të cilin jemi betuar se do ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mendoj se është një qasje e gabueshme dhe kundërligjore dhe qeveria duhet të merret me këtë shkelje që e ka bërë ai dhe të tjerët”, ka thënë Tahiri për RTK, transmetonlajmi.net.


Ajo ka thënë se nuk mund të punosh për një shtet dhe pastaj të bësh veprime që janë kundër ati shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori