LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj e Bushati “zbusin” marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë

Hoxhaj e Bushati “zbusin” marrëdhëniet Prishtinë-Tiranë

Vizita e kryeministrit Edi Rama, në Begorad bëri që marrëdhëniet Prishtinë- Tiranë të acarohen, por duket se kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejt.

Ministri, Enver Hoxhaj, i cili ishte ai që foli kundër Ramës në Beograd, bashkë me kryediplomatin shqiptar, Ditmir Bushati, do të përurojnë hapjen e konsullatës së përbashkët në Munih.

Hoxhaj, pas përfundimit të vizitës në Suedi, po qëndron në Munih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, si dhe Qeverisë së këtij shteti. Pjesëmarrës është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe përfaqësues të vendeve të rajonit.